Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Politikat e UBT-së,në përgjithësi, dhe të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, i konsiderojnë praktikat e punës dhe zbatimin praktik një aspekt të rëndësishëm dhe një pjesë shtesë për procesin e të mësuarit teorik (kurrikular). Ajo u mundëson studentëve të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë programit të tyre.

Ne kemi nënshkruar Memorandume të Mirëkuptimit (MOU) me partnerë të ndryshëm dhe ofrojmë mbështetje profesionale për studentët tanë, në mënyrë që ata të përfitojnë nga stazhet dhe puna praktike.

Përveç shfrytëzimit të Memorandume të Mirëkuptimit (MOU) dhe krijimit të mundësive për internship, ne i inkurajojmë të gjithë studentët për të kërkuar përvojat praktike në organizata ndërkombëtare ku ata mund të fitojnë, ndajnë dhe krahasojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke fituar një përvojë ndërkombëtare, e cila në ditët e sotme është duke u bërë një domosdoshmëri për të pasur sukses në tregun e punës.

 

Fakulteti MBE ka qenë i angazhuar në kërkime shkencore dhe në gjenerimin e njohurive të reja. Cilësia dhe sasia e hulumtimit, e realizuar nga stafi ynë akademik dhe studentët në nivel pasuniversitar, është rritur vazhdimisht dhe është pasqyruar me rritjen e numrit të publikimeve në konferenca, simpozime dhe publikime në revista shkencore, kapituj të librit, si dhe mënyra të tjera të publikimeve. Për më tepër, UBT në përgjithësi, dhe MBE në veçanti, ka investuar në bashkëpunimet aktive dhe produktive kërkimore me një gamë të gjerë të partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Fakulteti Menaxhiment, Biznes dhe Ekonomi ka struktura të qarta të organizimit të hulumtimit, ka identifikuar dhe po kontribuon në këto fusha të zgjedhura kërkimore:

 

 

  • Menaxhimi strategjik dhe ndërmarrësia;
  • Inovacioni dhe rritja e firmave;
  • Zhvillimi i NVM-ve;
  • Zhvillimi Ekonomik;
  • Menaxhimi i rrezikut dhe të vlerësimit të aseteve të rrezikshme;
  • Kompetenca ndërkulturore dhe Biznes Ndërkombëtar;
  • Ndërvarësia në Tregtinë Ndërkombëtare;
  • Faktorët e mjedisit ekonomik;
  • Ekonomia e punës – e kapitalit njerëzor dhe papunësisë;
  • Prokurimi publik dhe logjistika;
  • Politika fiskale dhe financat publike;
  • Politika monetare dhe banka qendrore;
  • Aspekte të Ekonomisë ndërkombëtare;
  • Ekonometri;
  • Ekonomia e Arsimit;
  • Mjedisi dhe Burimet Natyrore;
  • Ekonomia Financiare;
  • Menaxhimi i Projekteve Ndërkombëtare.