Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Kalendari akademik përshkruan ciklin e studimeve duke treguar data specifike, të cilat përmbajnë informacion për fillimin dhe përfundimin e studimeve, periudhat e provimeve, afatet e regjistrimit në lëndë dhe dorëzimin e punimeve/provimeve përfundimtare. Kalendari Akademik miratohet në fillim të çdo viti. Viti akademik ka dy semestra (vjeshtë dhe pranverë) dhe secili mbulon 15 javë ligjërata dhe seminare. Janë tre periudha të rregullta provimesh (janar, qershor dhe shtator), dhe dy periudha të jashtëzakonshme (prill dhe nëntor). Ngarkesa e studentit është 30 ECTS për semestër. Dokumenti bazë për organizimin e studimeve është orari i përpiluar për një semestër. Orari ndihmon për të garantuar një shpërndarje të barabartë të ngarkesës së studimit gjatë gjithë periudhës së studimit.

 

Mësimi ofrohet përmes leksioneve interaktive, seminareve dhe mësimeve individuale. Stafi akademik dhe administrativ janë përgjegjës për ofrimin e ndihmës, shërbimeve dhe udhëzimeve për çështjet akademike dhe studentore. Në përputhje me qasjet pedagogjike, disa njësi mund të kërkojnë udhëzime më të drejtpërdrejta. Në shumë lëndë, kandidatët duhet të lexojnë materialet e detyrueshme. Në shumicën e lëndëve, studentët duhet të punojnë në detyra, të cilat zhvillohen përmes studimeve të rastit ose punimeve seminarike. Këto instrumente aplikohen gjatë gjithë semestrit dhe përmbajnë të paktën 2500 fjalë deri në 3000 fjalë. Vlerësimi i këtyre detyrave bëhet në bazë të disa segmenteve si: përmbajtja, struktura, rishikimi i literaturës dhe gjetjet. Gjithashtu, disa lëndë aplikojnë edhe diskutime në grup, të cilat vlerësojnë studentët nga java e parë deri në javën e 15-të dhe përfshijnë angazhimin aktiv të studentit në diskutime për tema që burojnë nga programi i lëndës.

 

Seminaret dhe diskutimet në grup janë një mundësi për kandidatët që të diskutojnë temat e javës dhe të marrin njohuri shtesë për tema specifike. Prandaj, pjesëmarrja në leksione dhe seminare është e detyrueshme. Shumica e kandidatëve për master janë të punësuar. Qasja në tema praktike dhe profesionale është më e lehtë dhe më e zbatueshme, pastaj përgatitja dhe prezantimi i seminareve, hulumtimeve dhe projekteve është me volum dhe cilësi më të madhe. Platforma elektronike Moodle e bën shumë më të lehtë komunikimin profesor-kandidat. Në këtë platformë, profesorët mund të vënë në dispozicion të kandidatëve të gjitha materialet përkatëse për lëndë specifike, të organizojnë kuize në internet, të komunikojnë rezultatet e testimit, të dërgojnë njoftime për kandidatët dhe t’u përgjigjen pyetjeve të kandidatëve. Zakonisht, provimi me shkrim ka një peshë prej 30-50%, ndërsa aktivitetet e tjera plotësojnë gjithashtu 50-70% të notës përfundimtare ndërsa sipas nevojës ofrohet asistencë këshilluese për studentët.