Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Aplikanti në këtë program studimesh do të duhej të ketë:

Sukses të mirë të shkollimit të mëhershëm;

Njohuri bazë për Media dhe Komunikim;

Aftësi dhe shkathtësi të të shkruarit.

 

Aplikuesi për këtë program studimi duhet të kenë një diplomë universitare në media, shkenca sociale apo humane.

Të ketë treguar sukses gjatë shkollimit të mëparshëm.

Të ketë përgatitje paraprake të një niveli të dëshirueshëm e të pranueshëm të komunikimit dhe të shkruarit.

T’i ketë të njohura elementet e para të shkrimit modern të formave të ndryshme tekstore.

Të ketë njohuri të avancuara të shkathtësisë së shkrimit, të përshtatur me trendët e fundit, e që atë do ta bëjnë të aftë për punë në media dhe komunikim me opinionin.

T’i ketë të njohur bazat e të shkruarit të një teksti, që i mundësojë studentit të familjarizohet dhe të njohë llojet dhe format e shkrimit, të cilat kërkohen nga media të ndryshme të kohës, e që secila veç e veç i kanë specifikat e veçanta.

Të ketë njohuri bazike teorike dhe praktike për zbatimin e rregullave themelore të drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, dhe të përdorimit të fjalëve të huaja, si dhe

Aftësi në të shkruar dhe në të raportuar për media.

Të ketë njohuri bazike për mediat, sepse do të ballafaqohet me planin bazë të studimit të mediave të shkruara të shtypura, mediave të shkruara elektronike, si dhe atyre online.

Ndërkaq, sa i përket njohjes së standardit të gjuhës shqipe dhe stilit e të shkruarit, aplikanti do t’i marrë njohuritë e duhura pasi të regjistrohet në këtë program studimesh. Ndërkohë që, aplikantit për studime në Media dhe Komunikim i ofrohet ndihmë paraprake në njohjen e teorisë bazike, si dhe të praktikës së komunikimit, hulumtimit dhe të shkrimit akademik.

 

Për pranim nuk ka nevojë për plotësim të kritereve shtesë , porse për pranim është e nevojshme që studenti të ketë njohuri të gjuhës angleze, me qëllim të realizimit të suksesshëm të hulumtimeve shkencore.