Pas përfundimit me sukses të këtij programi studimi, studentët do të jenë në gjendje që:
– Të fitojnë njohuri në thellësi rreth Medias Digjitale dhe Platformave të Marrëdhënieve me Publikun;
– Të kuptojnë dhe të dallojnë llojet e ndryshme të Mediave Digjitale, si dhe të fitojnë aftësi të përshtatshme për të avancuar komunikimin digjital të medias;
– Njohja, praktika dhe aplikimi i Teknologjisë së Medias Digjitale dhe formulimi i komunikimit të duhur për të arritur audiencën relevante;
– Të artikulojë dhe të zbatojë një kuptim të pikëpamjes botërore të komunikimit dhe të medias, ashtu siç zbatohet për politikën, administratën publike, biznesin dhe përditshmërinë;
– Të zotëruarit dhe të zbatuarit e njohurive mbi komunikimin institucional dhe organizativ në lidhje me partnerët bashkëpunues, klientët, grupet e interesit dhe publikun në përgjithësi;
– Të përfitojnë shkathtësi të avancuara të leximit, komunikimit dhe analitikës, të shkruar dhe verbal;
– Të demonstrojnë një kuptim të plotë të metodologjisë dhe të etikës së kërkimit, dhe një aftësi për të ndërmarrë një projekt të vogël kërkimi të pavarur.
Programi Master në Media dhe Komunikim studentëve u ofron njohuri të hollësishme dhe të avancuar për rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar e ndërkombëtar, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative e analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.
Ky program studentëve u mundëson të mbledhin, të vlerësojnë, e të shfrytëzojnë informacionet përmes mediave të ndryshme dhe të marrëdhënieve me publikun.
Programi është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve
-Aftësi praktike të avancuara,
-Njohuritë për njerëzit, institucionet; etj.. dhe
-Parimet etike që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për gazetarinë.
-Njohuri të avancuara rreth kërkimit dhe realizimit të hulumtimeve shkencore.
Ky është një program stimulues dhe u siguron studentëve njohuri për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme.
Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Por, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa element psikologjikë, didaktikë, social që ndihmojnë në realizimin e një mësimdhënieje efektive. Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënit e suksesshëm. Ajo identifikohet dhe ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme. Mësimdhënësit duhet të njohin dhe të praktikojnë metoda teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë. Çdo mësim ka veçoritë e tij, dhe çdo situatë është gjithnjë e veçantë.
Mësimdhënia efektive jo që lidhet thjesht me informimin e studentëve, por edhe me të mësuarit e metodave të shpjegimit, kontrollit, dhe të njohurive të reja, si dhe motivimi i tyre. Stile dhe mënyra të ndryshme përdoren për të nxënit e dijes.
Informacionet përvetësohen dhe përpunohen nga studentët në mënyrë vetanake. Prandaj çdo student ka mënyrën e vet të të nxënit.
Të mësuarit është i frytshëm, sepse të folurit e bisedat shoqërohen, e ndërlidhen me veprimet, ushtrimet, etj. Këto metoda të të nxënit e bëjnë edhe më të kapshëm dhe më të lehtë mësimnxënien në programin Media dhe Komunikim, gjithnjë duke u përshtatur strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të arritur një mësimdhënie akademike cilësore e të frytshme.