Programi i studimit është i hapur dhe i gatshëm të pranojë studentët që kanë përfunduar studimet Bacholor në fushat e Mekatronikës, Inxhinerisë Mekanike, Inxhinerisë së Elektros/Elektronikës, Shkencat Kompjuterike, Sistemeve të Informacioneve, etj.
Kandidati do të pranohet nëse ai/ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Sistemet mekatronike janë të gjitha rreth nesh dhe gjejnë zbatim në çdo sektor të shoqërisë, duke filluar nga fabrikat, makinat, ndërtesat, etj. Prandaj, studimi i fushës së Mekatronikës është shumë interesant. Për më tepër, trajnimi i brezave të ardhshëm të inxhinierëve dhe dhënia e një grupi gjithëpërfshirës aftësish është shumë i rëndësishmëm për sistemet mekatronike dhe për shoqërinë.
Studentët kane mundësi të shkojnë në programin e praktikës edhe në bashkëpunim me sektorin e industrisë, si për shembull në Korporatën Energjetike të Kosovës j.s.c (KEK), Operatorët e Sistemit dhe Tregut j.s.c (KOSTT), ose sektorë të tjerë të lidhur me sektorin e energjisë.