Qëllimet dhe Objektivat

Misioni

 

Misioni i një programi BSc në Inxhinieri Energjetike është të edukojë dhe të përgatisë studentët për karrierë në fushën e inxhinierisë së energjisë, me fokus në prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e qëndrueshëm dhe efikas të energjisë. Ky program synon të sigurojë një bazë të fortë në parimet e inxhinierisë së energjisë dhe t’i pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të energjisë. Misioni i programit BSc në Inxhinieri Energjetike është t’u sigurojë të diplomuarve një kombinim të njohurive teorike dhe aftësive praktike, duke i përgatitur ata për karrierë në fushën e inxhinierisë së energjisë. Ai mbulon aspekte thelbësore si sistemet e energjisë, prodhimi i qëndrueshëm i energjisë, transmetimi, shpërndarja dhe shfrytëzimi. Studentët do të jenë të aftë të zhvillojnë një kuptim shkencor dhe me cilësi të lartë të Inxhinierisë së Energjisë dhe Mjedisit gjatë gjithë programit duke zhvilluar rritjen e aftësive krijuese të zgjidhjes së problemeve, të menduarit kritik dhe aftësive të punës në grup, vendimtare për suksesin në profesionet e lidhura me energjinë. Programi MSc Inxhinieria e Energjisë dhe Mjedisi është krijuar në mënyrë strategjike për të përgatitur studentët me ekspertizën e nevojshme për të u ballafaquar në kompleksitetin e projektimit, promovimit dhe zbatimit të zgjidhjeve tradicionale dhe të rinovueshme të energjisë. Gjithashtu i përgatit ata të përshtaten me ndryshimet dinamike në industri, duke marrë parasysh faktorët specifikë për Kosovën, rajonin dhe më gjerë. Si faktor specifik mund të përmendet edhe mosha mesatare rreth 60 vite ne Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK.

 

Misioni i Programit BSc Inxhinieria e Energjisë bazohet edhe në Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, e cila promovon gjithashtu potencialin për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Qëllimi i kësaj startegjie është krijimi i një mjedisi miqësor për investimet private në sektorin e energjisë, e cila fokusohet në energjinë solare, energjinë e erës, energjinë gjeotermale, biomasën dhe gazin si dhe bateritë për ruajtjen e energjisë, duke paraparë edhe rivitalizimin e Blloqeve te Termocentraleve Kosova B. Qeveria e Kosovës synon arritjen e objektivave të përcaktuara nga direktivat e BE-së për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, e cila edhe dëshmohet nga kjo Strategji e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.

 

Objektivat

 

Objektivat, përmbajtja dhe vlerësimi i programit MSc Inxhinieri Energjetike dhe Mjedisi bazohen në rezultatet e të nxënit dhe një qasje të bazuar në kompetenca. Qëllimi i këtij programi është arritja e kompetencave dhe aftësive akademike që lidhen me fushën e inxhinierisë energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Nëpërmjet programit MSc Inxhinieri Energjetike dhe Mjedisi, studentët do të fitojnë njohuri të mjaftueshme, cilësore dhe shkencore në fushën e energjisë dhe mjedisit. Studentët duhet të jenë në gjendje të aplikojnë metoda dhe teknika të përshtatshme për të analizuar dhe trajtuar çështje komplekse.

 

Objektivat e programit MSc të Inxhinierisë së Energjisë dhe Mjedisit përfshijnë:

  • T’u ofroj studentëve një bazë solide në inxhinierinë e energjisë, duke mbuluar tema të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, teknologjitë e konvertimit të energjisë, ruajtja e energjisë dhe efikasiteti i energjisë.
  • Të zhvillojnë një kuptim të sfidave mjedisore që lidhen me prodhimin dhe konsumin e energjisë. Kjo përfshin adresimin e çështjeve që lidhen me ndotjen, ndryshimet klimatike dhe varfërimin e burimeve.
  • Të inkurajojnë adoptimin e praktikave të qëndrueshme inxhinierike duke integruar parimet e përgjegjësisë mjedisore dhe të ruajtjes së burimeve në projektet dhe zgjidhjet e lidhura me energjinë.
  • Rritin aftësitë e studentëve për të analizuar çështjet komplekse të energjisë dhe mjedisit.
  • Nxisin një qasje multidisiplinare duke integruar njohuri nga fusha të ndryshme si inxhinieria, shkenca mjedisore, politika dhe ekonomia për të adresuar sfidat komplekse të energjisë dhe mjedisit.
  • Të ofroj mundësi për studentët që të angazhohen në aktivitete kërkimore dhe të kontribuojnë në avancimin e njohurive në këtë fushë.
  • Të pajis të diplomuarit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për karriera të suksesshme në një sërë sektorësh, duke përfshirë industritë e energjisë, konsulencën mjedisore, agjencitë qeveritare, institucionet kërkimore dhe organizatat joqeveritare (OJQ).
  • Të kuptoj tregjet globale të energjisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore.

 

Me përfundimin me sukses të këtij programi rezultatet e të nxënit të programit janë:

 

  • Të kuptojnë dhe vlerësojë në mënyrë kritike teoritë, parimet dhe konceptet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Energjisë;
  • Integrojnë pajisjet e ruajtjes së energjisë me burimet e rinovueshme të energjisë si në aplikacionet e pavarura ashtu edhe në ato të lidhura me rrjetin, duke përfshirë sistemet hibride të energjisë dhe përdorimin e ruajtjes së baterive me energji të rinovueshme.
  • Të zbatojnë me kompetencë modelimin e sistemit dhe dizajnimin kompleks të sistemit, duke demonstruar aftësi efektive të menaxhimit brenda sektorit të energjisë.
  • Të demonstrojnë aftësinë për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e transferimit të nxehtësisë duke përdorur parimet e termodinamikës.
  • Të drejtojnë dhe menaxhojë ekipet profesionale brenda sektorit të energjisë, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e njohurive të tyre dhe vlerësimin e performancës.
  • Integrimi i njohurive nga fusha të ndryshme të analizës së avancuar të rrjetit të energjisë.
  • Të marrin përgjegjësinë për të kontribuar në testimin dhe vënien në punë të pajisjeve elektrike të ndryshme, duke siguruar performancën optimale të tyre.
  • Të shfaqin aftësi udhëheqëse dhe menaxhuese në mbikëqyrjen e ekipeve profesionale të angazhuara në funksionet e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.
  • Të projektojnë sisteme të ndërlidhjes elektronike të fuqisë për integrimin pa probleme të hartojnë burimeve alternative të energjisë në rrjetin e energjisë.
  • Të raporte gjithëpërfshirëse duke vlerësuar ndikimin mjedisor të projekteve energjetike, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe faktorët ekologjikë
  • Të sintetizojnë njohuritë nga burime të ndryshme të energjisë së rinovueshme për të krijuar njohuri të reja rreth integrimit të tyre në rrjetet inteligjente.
  • Të rekomandojnë strategji për menaxhimin dhe ruajtjen e karbonit, në përputhje me kërkesat bashkëkohore të industrisë mjedisore dhe të energjisë.