Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Mësimdhënia dhe të mësimnxënia

 

Lënda miraton një udhëzim teorik të balancuar me ushtrime praktike. Shumica e lëndëve kanë një raport të barabartë të dedikuar për praktikë. Në përgjithësi, programi promovon një kurrikulë të orientuar drejt procesit të krijuar për të promovuar kontributin e studentëve në industri në formën e Projektit Capstone, integrimin e përvojës laboratorike dhe kërkimin (hulumtimin) përkatës në industri.

 

Kredia (ECTS) në UBT është ekuivalent me 25 orë akademike. Si pjesë e sistemit të krediteve, institucioni llogarit orët e ligjeratave dhe ushtrimeve, punën praktike dhe vetë-studimin. Programi zgjat dy vjet për gjithsej 3000 orë. Një vit i plotë akademik është i barabartë me 1500 orë orë kontakti, vetë-studim dhe praktikë. Gjatë dy viteve të studimit studenti duhet të plotësoj të gjitha 120 ECTS të ndarë në katër semestra me 25 ECTS semestra.

 

Institucioni ka marëveshje me një rrjet të gjerë institucionesh publike dhe kompanish provate nga rrjeti i industrisë për të mundësuar vendosjen e studentëve në punë praktike. Programi në vetvete ka tërhequr studentë dhe njerëz tashmë të angazhuar në tregun e punës dhe zgjedhja e studimit duket se ka qenë e orientuar kryesisht si proces i ngritjes së aftësive. Programi thekson rëndësinë e punës praktike si për sa i përket pjesës së orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike dhe fokusit të saj në një tezë dhe aplikim të bazuar në industri. Programi përfshin një komponent Capstone/Thesis i cili synon të promovoj dhe gjeneroj kërkime, njohuri dhe projekte të rëndësishme për industrinë. Seksioni teori-praktikë përshkruan laboratorët që institucioni ka përvetësuar për t’u mundësuar studentëve një theks më të madh në komponentin praktik. Për më tepër, institucioni ka tërhequr ligjërues nga pjesa e praktikës që vien nga industria për të ligjëruar në institucion si një mjet për të përforcuar njohuritë e studentëve në zhvillimet më të fundit në industri. Një listë e plotë e marrëveshjeve me industrinë, si dhe opsionet e lëvizshmërisë së studentëve është përshkruar në detaje në seksionin e punësimit dhe karrierës së studentëve të këtij raporti.