Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS Projektit për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit.
Programi ka laboratore moderne dhe inovative me të gjitha pajisjet elektrike për bazat elektrike dhe elektronike, instalimet elektrike, kontrollin elektrik, sistemet diellore, turbinat me erë, pompat e ngrohjes, smrat grid-ët, paisje të ndryshme testuese, etj.
Laboratorët që në pronësi të Kolegjit UBT mund të përdoren për kurset në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë janë:
Nr. Lab. | Emri i Laboratorit |
1 | I 106 -IOT Laboratori |
2 | I202 – Laboratori i instalimeve elektrike & Smart Grid laboratori |
3 | I 203 – Laboratori i Pompave të nxehtësie dhe te energjise gjeotermale |
4 | I 210 – CAD Laboratori |
5 | I 211 – Matlab Laboratori |
6 | I 212 VR & GIS Laboratori |
7 | I 213 – Laboratori i Bazave të Elektrikes |
8 | I 216 – Laboratori i energjisë së erës |
9 | I 217 – Laboratori i pajisjeve të testimit dhe auditimit |
10 | I 218 – Laboratori i energjisë solare |
11 | F 002 – Laboratori i biomasës dhe kimisë |
12 | F 004 – Laboratori i materialeve |
13 | F 111 – Laboratori i fizikës |
Pikat e forta të programit janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet që UBT promovon, përkatësisht metodën shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, orientimin praktik, ndërdisiplinor dhe interaktivitetin. Programi gjithashtu tregon rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimeve teknologjike në biznes dhe zhvillimet ekonomike.
Litaratura për këtë fushë, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së, përfshin në gamën e saj të titujve universitar, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qëndra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.
Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login
Jstor Library http://www.jstor.org/
UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.