Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programi bazohet në punën e bërë nga Projektet TEMPUS Pdhe ELEMEND për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit. Përveç kësaj, UBT ka rreth 500 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar studentët e UBT-së.

 

Programi është krijuar për t’iu përgjigjur kontekstit dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe preferencave të përshkruara nga stafi dhe studentët e diplomuar si dhe nga Indusitria. Sidoqoftë, programi në përgjithësi përfshin një bazë të praktikës arsimore në fushën e studimit. Komiteti i Kurrikulës ka konsideruar përmbajtjen e programeve të ngjashme nga disa programe në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Programi ruan parimet dhe udhëzimet për harmonizimin e kurrikulës në Evropë në lidhje me filozofinë e mësimdhënies, qasjen dhe strukturën e kurrikulës.

 

Lista e mëposhtme paraqet një pasqyrë të mënyrës se si programi UBT krahasohet me programe të ngjashme në rajon dhe më gjerë në Evropë:

 

  1. Universiteti i Edinburgut, Sistemet e Qëndrueshme të Energjisë MSc.
  2. Polytechnics Milano, Shkolla e inxhinierisë industriale dhe informacionit, Master i Shkencave në Inxhinieri Energjetike
  3. Universiteti i Leeds, Energji dhe Mjedis MSc
  4. Universiteti Reykjavik, Shkolla e Energjisë në Islandë, MSc Inxhinieri e Qëndrueshme e Energjisë.
  5. Universiteti i Malit të Zi, Fakulteti Elektrik.
  6. Universiteti i Evropës Juglindore, Menaxhimi i Energjisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
  7. Universiteti Bilgi i Stambollit:
  8. Universiteti i Teknologjisë të Sllovakisë.
  9. Univerziteti i Evropës Juglindore, Menaxhimi i energjisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.