Programi Master në Media dhe Komunikim studentëve u ofron njohuri të hollësishme dhe të avancuar për rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar e ndërkombëtar, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative e analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.
Ky program studentëve u mundëson të mbledhin, të vlerësojnë, e të shfrytëzojnë informacionet përmes mediave të ndryshme dhe të marrëdhënieve me publikun.
Programi është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve
-Aftësi praktike të avancuara,
-Njohuritë për njerëzit, institucionet; etj. dhe
-Parimet etike që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për gazetarinë.
-Njohuri të avancuara rreth kërkimit dhe realizimit të hulumtimeve shkencore.
Ky është një program stimulues dhe u siguron studentëve njohuri për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme. Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Por, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa element psikologjikë, didaktikë, social që ndihmojnë në realizimin e një mësimdhënieje efektive. Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënit e suksesshëm. Ajo identifikohet dhe ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme. Mësimdhënësit duhet të njohin dhe të praktikojnë metoda teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë. Çdo mësim ka veçoritë e tij, dhe çdo situatë është gjithnjë e veçantë.
Mësimdhënia efektive jo që lidhet thjesht me informimin e studentëve, por edhe me të mësuarit e metodave të shpjegimit, kontrollit, dhe të njohurive të reja, si dhe motivimi i tyre. Stile dhe mënyra të ndryshme përdoren për të nxënit e dijes.
Informacionet përvetësohen dhe përpunohen nga studentët në mënyrë vetanake. Prandaj çdo student ka mënyrën e vet të të nxënit. Të mësuarit është i frytshëm, sepse të folurit e bisedat shoqërohen, e ndërlidhen me veprimet, ushtrimet, etj. Këto metoda të të nxënit e bëjnë edhe më të kapshëm dhe më të lehtë mësimnxënien në programin Media dhe Komunikim, gjithnjë duke u përshtatur strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të arritur një mësimdhënie akademike cilësore e të frytshme.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi studimi, studentët do të jenë në gjendje që:
– Të fitojnë njohuri në thellësi rreth Medias Digjitale dhe Platformave të Marrëdhënieve me Publikun;
– Të kuptojnë dhe të dallojnë llojet e ndryshme të Mediave Digjitale, si dhe të fitojnë aftësi të përshtatshme për të avancuar komunikimin digjital të medias;
– Njohja, praktika dhe aplikimi i Teknologjisë së Medias Digjitale dhe formulimi i komunikimit të duhur për të arritur audiencën relevante;
– Të artikulojë dhe të zbatojë një kuptim të pikëpamjes botërore të komunikimit dhe të medias, ashtu siç zbatohet për politikën, administratën publike, biznesin dhe përditshmërinë;
– Të zotëruarit dhe të zbatuarit e njohurive mbi komunikimin institucional dhe organizativ në lidhje me partnerët bashkëpunues, klientët, grupet e interesit dhe publikun në përgjithësi;
– Të përfitojnë shkathtësi të avancuara të leximit, komunikimit dhe analitikës, të shkruar dhe verbal;
– Të demonstrojnë një kuptim të plotë të metodologjisë dhe të etikës së kërkimit, dhe një aftësi për të ndërmarrë një projekt të vogël kërkimi të pavarur.