Infrastruktura

UBT ka një ambient të përshtatshëm për studime. Ka Kampusin në hyrje të Lipjanit dhe Kampusin kryesor në Prishtinë.

Në këto kampuset funksionojnë klasat e përshtatshme për leksione  e ushtrime, amfiteatri, biblioteka, laboratorët, radio, gazeta, revista, etj. Klasat janë të pajisura me të gjitha mjetet e përshtatshme për mësim e ushtrime, si: bankat, ulëset, projektorët, dërrasat, pëlhurat, air-condution, etj..

 

Biblioteka

 Në kuadër të UBT-së ekziston Biblioteka me mbi 20 mijë tituj. Studentët që duan të kërkojnë në Bibliotekë mund të gjejnë literaturë relevante për studimet dhe kërkimet e tyre.

 

Laboratorët:

 UBT është kujdesur që studentëve të programit master t’u mundësojë dhe t’u ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët për media të shkruara, për praktikë në mediat e shkruara, për teknologjinë informative, për kamerë e fotografi, për montazh, regji e për mediat audiovizive.

 

Radio e TV

 Në kuadër të UBT vepron edhe Radio Campus, si dhe është në procesin final të përgatitjeve për fillimin e punës së një Televizioni, i cili do të jetë një mundësi e re për studentët e Media dhe Komunikim në UBT.

 

Gazeta UBT News

 Në UBT përgatitet dhe botohet edhe gazeta UBT News, materialet e kësaj gazete i përgatisin anëtarët e Media Group-it të UBT-së, në bashkëpunim me studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së.

 

Revista Alumni

Në UBT botohet revista “Alumni” që përshkruan sukseset e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së nga të gjitha programet e studimit në UBT. Revista përgatitet nga Media Group-i i UBT-së, të ndihmuar edhe nga studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim.

 

Revista Shkencore Ndërkombëtare “Seminari i gazetarisë”

Në UBT ekziston edhe revista shkencore ndërkombëtare “Seminari i gazetarisë”, ku studentët e Media dhe Komunikimit kanë rastin të botojnë punimet e tyre shkencore.