Bashkëpunimi Ndërkombëtar

 

Programi plotëson kërkesat profesionale dhe kushtet e Direktivës së Bashkimit Evropian për Farmacistët 2005/36 / EC, si dhe direktivat e mëparshme që rregullojnë njohjen e arsimit profesional.

 

Përafrimi i programit me ato që zbatohen diku tjetër në Bashkimin Evropian, jo vetëm që siguron një qasje të balancuar në aspektin e teorisë dhe praktikës, por gjithashtu u jep studentëve mundësinë për të transpozuar të njëjtat aftësi në një kontekst tjetër pune, duke pasur parasysh progresin e Kosovës drejt zbatimit të kritereve të pranimit në BE dhe lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe mallrave.

 

Kurrikula e UBT-së përgjithësisht i përmbahet Direktivës së EC dhe plotëson raportin minimal teorik/praktik të përcaktuar aty.

 

Programi është strukturuar në 10 semestra. Studimet zgjasin 5 vite dhe përfshijnë 9000 orë mësimdhënieje teorike, praktikë, vlerësim, kollokviume dhe vetëmësim.

 

Ngarkesa totale e studentëve në të gjithë studimet e integruara, duke përfshirë mësimin teorik, praktikën, përgatitjen dhe provimet është 300 ECTS.

 

Dispozitat e Direktivës së BE-së përcaktojnë që programi i Farmacisë: (a) duhet të jetë së paku pesë vite, (b) të përfshijë së paku katër vite trajnim teoritik dhe praktik në një universitet ose në një institut më të lartë; (c) të përfshijë një praktikë gjashtëmujore në një farmaci, e cila është e hapur për publikun ose në spital; (d) të përfshijë lëndët minimale të specifikuara në Direktivën Aneksi V: Biologjia e bimëve dhe kafshëve, fizika, kimia e përgjithshme dhe inorganike, kimia organike, kimia analitike, kimia farmaceutike, duke përfshirë analizën e produkteve medicinale, biokiminë e përgjithshme dhe të aplikuar, anatominë dhe fiziologjinë, terminologjinë mjekësore, mikroskopin, farmakologjinë dhe farmakoterapinë, teknologjinë farmaceutike, toksikologjinë, farmakogjeninë, legjislacionin dhe etikën profesionale.

 

      Kohëzgjatja                ECTS         Orë totale
Direktiva e BE-së5 vite3009000
UBT Medicinë e përgjithshme5 vite300

 

Direktiva është e pacaktuar në lidhje me numrin e orëve të dedikuara për mësimin dhe praktikën teoritike. Megjithatë, institucioni ka tentuar të ndjekë Deklaratat e Bolonjës dhe Mynihut mbi edukimin shëndetësor dhe t’ju përmbahet praktikave të mira të rekomanduara nga Federata Botërore e Edukimit Mjekësor, si dhe të konsultojë një numër të kurrikulave ndërkombëtare të renditura më poshtë:

 

AustriaMedizinische Universität Grazhttp://www.meduni‐graz.at
AustriaMedizinische Universität Wienhttps://www.meduniwien.ac.at/web/
BullgariaMedical University of Plovdiv(http://www.muplovdiv.org)
ZvicraUniversity of Basel (http://www.unibas.ch/)
ÇekiaFirst Faculty of Medicine Charles University(http://www.cuni.cz)
GjermaniaAlbert‐Ludwig University of Freiburg (www.uni‐freiburg.de)
GjermaniaLudwig‐Maximilians University of Munchenhttp://www.lmu.de)
EstoniaUniversity of Tartu(http://www.ut.ee)
Britania e MadheImperial College Londonhttp://www.imperial.ac.uk)
KroaciaSveučilišče v Zagrebu/University of Zagreb(http://www.unizg.hr/naslovnica.html)
ItaliaUniversita’ degli Studi di Firenze(http://www.unifi.it)