Specializimet

Programi Master në të Drejtën Penale (LLM) ofrohet për të fituar njohuri në fushën kyçe të së drejtës penale, me fokus në standardet e drejtësisë penale dhe masat kombëtare për zhvillimin e ligjit penal. Studentët fitojnë njohuri të thelluara për të shqyrtuar në mënyrë kritike doktrinën përmbajtësore dhe interpretimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të së drejtës penale në Kosovës, procedurës penale, të drejtës penale krahasuese dhe shqyrtimit kritik të vendimeve gjyqësore në lidhje me rastet penale. Studentët pritet të zhvillojnë përgjigje kreative për fusha të veçanta të së drejtës penale si kriminologjia, viktimologjia, penologjia, si dhe masat për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar. Ata arrijnë aftësi të avancuara analitike dhe të zgjidhjes së problemeve në zgjidhjen e çështjeve komplekse që lidhen me procedurën penale.

 

Fakulteti Juridik i Kolegjit UBT ka hartuar një program studimi si specializim i edukimit juridik në Kosovë, duke u mundësuar juristëve të gjeneratës së ardhshme aftësi praktike, duke nxitur standardet më të larta të etikës, duke promovuar administrimin e drejtë të drejtësisë dhe duke rritur konkurrencën profesionale ndërmjet jursitëve penal. Programi bazohet në njohuritë e programit Bachelor, traditat e studimeve të së drejtës penale dhe kërkesat bashkëkohore të avokatëve penalë, të cilët mund të fitojnë perspektivë karriere në qeveri, firma ligjore apo korporata apo edhe në një praktikë private.

 

Si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar punësueshmërinë e të diplomuarve në drejtësinë penale, kurrikula e programit LLM në të drejtën penale parashikon një qasje të të mësuarit holistik, që përfshin të mësuarit përmes leksioneve, tutorialeve dhe praktikave. Kurrikula e programit LLM në të Drejtën Penale është e strukturuar me kujdes për të paraqitur disiplinat në një sekuencë logjike. Përparimi nga kurset themelore në specializimet bazë, lëndët zgjedhore, aplikimi praktik dhe aktivitetet kërkimore siguron që studentët të ndërtojnë gradualisht njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke i përgatitur përfundimisht për praktikë të avancuar juridike dhe kontribute shkencore në fushën e së drejtës penale. Kurrikula e programit LLM në të Drejtën Penale është e strukturuar qëllimisht për të siguruar arritjen sistematike të kompetencave të identifikuara. Nëpërmjet një kombinimi të kurseve teorike, përvojave praktike dhe aktiviteteve kërkimore, studentëve u sigurohet një mjedis mësimor gjithëpërfshirës dhe progresiv, duke i përgatitur ata për kërkesat komplekse të profesionit ligjor në fushën e së drejtës penale.