Qëllimet dhe Objektivat
Misioni: Misioni i programit të së Drejtës Penale (LLM) është të edukojë profesionistë, drejtues dhe studiues shumë etikë dhe të aftë me njohuri të avancuara dhe praktike në fushën e së drejtës penale dhe Kornizës Evropiane për t’i përgatitur ata për të kontribuar në avancimin e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes proceseve inovative, mësimdhënies dhe ekselencës kërkimore për të mirën e njerëzve dhe komunitetit. Qëllimi kryesor i programit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë analitike për t’u bërë agjentë të ndryshimit në një shoqëri demokratike. Programi ynë inkurajon studentët të marrin një rol aktiv në drejtësinë penale, të analizojnë çështjet në mënyrë kritike, të kryejnë kërkime, të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin mundësi të nivelit të lartë në sigurimin dhe avancimin e sundimit të ligjit. Programi ynë synon gjithashtu të krijojë një komunitet dinamik profesionistësh dhe studiuesish të së drejtës penale, të cilët do të punojnë së bashku për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të kritikuar dhe përmirësuar sistemin ligjor penal.
Me përfundimin me sukses të këtij programi studentët duhet të jenë në gjendje të:
- Të kuptojnë në mënyrë kritike çështjet e së drejtës penale, me fokus në parimet dhe njohuritë konceptuale të të drejtes penale dhe masat kombëtare për këto çështje;
- Shqyrtojn në mënyrë kritike doktrinën përmbajtësore dhe interpretimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e së drejtës penal të Kosovës, procedurës penale, të drejtës penale krahasuese, dhe shqyrton në mënyrë kritike vendimet e gjykatave në lidhje me lëndët penale;
- Të krahasojnë aspektet juridike të ligjit penal dhe procedurës penale me rregulloret e institucioneve të së drejtës penale si veprat penale, përgjegjësia penale dhe sistemi i sanksioneve penale në rajon, Evropë dhe në sisteme të caktuara të drejtësisë;
- Të vlerësojnë dhe interpretojnë burimet parësore dhe dytësore të së drejtës penale;
- Të zhvillojnë përgjigje kreative për fusha të veçanta të së drejtës penale si kriminologjia, viktimologjia, penologjia, mjekësia ligjore si dhe masat për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar;
- Të arrijnë njohuri të specializuara dhe të avancuara në të drejtën e avancuar penale, të drejtën penale krahasuese, procedurën e avancuar penale, kriminologjinë, viktimologjinë, penologjinë, mjekësinë ligjore, krimin e organizuar dhe kërkimin juridik;
- Të krijojnë një kuptim sistematik të strukturave dhe procedurave institucionale në proceset penale gjyqësore;
- Të menaxhojnë ekipe në simulimin e proceseve gjyqësore penale, formulimin e kallëzimeve penale, aktakuzave, formulimin e aktgjykimeve si dhe të ofroj analiza kritike të dukurive, tendencave dhe reformave në të drejtën penale dhe të marrë përgjegjësin për të dhënë kontributin në fushën e së drejtës penale;
- Aftësi të avancuara analitike dhe problematike në zgjidhjen e çështjeve komplekse që kanë të bëjnë me procedurën penale, mjetet dhe metodologjinë e hetimit parapenal dhe penal të kryerësve të veprave penale;
- Të planifikojnë dhe realizojë një projekt kërkimor në fushën e së drejtës penale.