Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e eksperiencave akademike dhe organizative, UBT vlerëson veçanërisht bashkëpunimet me institucione brenda dhe jashtë vendit, institucione të cilat janë të dalluara për ushtrimin e profesionit të juristit.

 

Bashkëpunimi i ndërsjellët me institucionet, me të cilat Kolegji ka nënshkruar marrëveshje, konsiderohen si mekanizma të:

➢ promovimit të iniciativave shkencore dhe të shkëmbimit kulturor me qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore në drejtimin e studimeve;

➢ nxitjes së promovimit të standardeve më të larta në cilësinë e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe hulumtimit, si edhe të integritetit etik në punën akademike;

➢ inkurajimin e shkembimeve studentore dhe mundësive të studimit në universitetet partnere;

➢ mobilitetit të stafit dhe mbështetjen e ndërsjelltë në realizimin e projekteve me karakter të aplikuar ose shkencor;

➢ promovimin e politikave dhe vlerave për arsimin e lartë në rajon me rëndësi në vendet e origjinës së institucioneve bashkepunuese;

➢ zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të shoqërisë dhe komunitetit;

 

Krahas bashkëpunimeve me institucione të ndryshme brenda në vend, Kolegji ka mundur të realizojë marrëveshje serioze me universitetin rreth 280 universitete në Botë.

Këto bashkëpunime janë shtrirë në realizimin e aktiviteteve akademike si konferencave dhe aktiviteteve të tjera, të cilat kyhehen në një mekanizëm të nevojshëm për njohjen e ndërsjellë të kulturave, për zhvillimin kulturor, shkencor të njohurive dhe shpërndarjen e tyre, për të nxitur ndërkombëtarizimin të arsimit të lartë.

Institucionet në vend me të cilat Fakulteti Juridik ka bashkepunuar me qëllim zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve janë Gjykata Themelore e Prishtinës, Institucionin e Prokurorise, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Agjencia Kosovare e Konkurrencës, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës etj.