Studentët

Fakulteti konsideron përvojnë e sukseshme të studentit indiatorin kryesor të suksesit të veprimtrisë dhe ka qëllim t’i ofrojmë çdo studentti një përvojë të shkëlqyer arsimore, e cila realizon misionin e UBT për të nxitur zhvillimin profesional, intelektual, social, kulturor dhe personal të individit.

 

Kërkesat për pranim aplikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë për të gjithë studentët. Ata të interesuar për të qenë pjesë e programit normalisht duhet të kenë arritur diplomën bachelor me nota 7.5 – 10 dhe më të larta. Të gjitha aplikacionet e tjera do të konsiderohen në baza individuale.

 

Grupi i synuar i për të studiuar në këtë program studimi të nivelit master përfshin të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Drejtësi dhe ose një kualifikim tjetër përkatës sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, për një program pas universitar. Bazuar në këto rregulla, studentët duhet të kenë dorëzuar 300 ECTS të studimeve në nivelin bachelor dhe master.
Programi është për studentët që duan të bëhen gjyqtarë, sherbys civile dhe juristë në sektorin publik, avokatë, juristë në sektorin privat ose në organizata të tjera joqeveritare, veprimtaria e të cilave lidhet me të drejtën civile dhe të drejtat pronësore.
Rekrutimi i studentit dhe transferimi i studentëve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, fakulteteve dhe programeve të studimit rregullohen qartë në Rregulloren për regjistrimin e studentëve, si një akt i posaçëm rregullator i UBT-së.

 

Fakulteti Juridik merr në konsideratë gjatë hartimit të politikave të pranimit jo vetëm nga spektri i rekrutimit të studentëve, por edhe i identifikimit të studentëve me potencial me të madh, për të përfituar nga kjo diplomë master në mënyrë që shanset e tyre të suksesit të jenë më të larta dhe mundësia e institucionit për t’i mbështetur, të jetë më konkrete.
Fakulteti zbaton parimet dhe vlerat e bazuara në mundësitë e barabarta për studentët nga të dyja gjinitë, ata me probleme shëndetësore, studentët me fëmijë, studentët me origjinё nga emigracioni ose për ata nga familjet qё kanё patur mundёsi tё kufizuara arsimimi.
Të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve janë të parapara në doracakun e studentëve, njoftimet me email para afateve dhe përgjegjësive specifike. Në rast të paqartësisë apo nevojës për shpjegime, studentët mund të kërkojnë takime me dekanin ose mund të konsultohen me profesorët.
Fakulteti monitoron dhe koordinon ngarkesën e punës së studentëve nëpër kurse. Për studentët që përballen me vështirësi, mund të sigurohet një ndihmë adekuate në tutorial. Për më tepër, me qëllimin që të sigurohet se studentët kanë kuptuar atë që është trajtuar përgjatë ligjëratave, stafi akademik është i disponueshëm në kohë të mjaftueshme për këshillim për studentët.

 

Institucioni i kushton shumë rëndësi mbështetjes së studentëve në nivel Master nëpërmjet krijimit të ndërmarrjeve të reja, përmes Qendrës së Transferimit të Njohurive në UBT dhe Inkubatorit të Biznesit. Studentët e UBT-së inkurajohen ta konsiderojnë ndërmarrësinë si një mundësi karriere, e cila mund të zhvillohet përmes programeve të vetëdijësimit, moduleve, detyrave ose programeve të dedikuara për ndërmarrësinë në kuadër të kurrikulave të UBT-së.