Specializimet

Ky program studimi është në vete një fushë e specializimit të njohurive të së drejtës në drejtim të marrëdhënieve private me fokus mekanizmat për mbrojtje e të drejtave pronësore.

Kështu, fusha e studimit në kuadër të programit i përket asaj civile dhe diferencohet  në raport me ofertat e tjera arsimore në Kosovë.

Bazuar në statistikat zyrtare në vend nënvizojnë nevojën për më shumë kapacitete të avokatëve, të cilët punojnë në çështjet civile dhe private në Kosovë. Programi i  specializon në secilën prej fushave e së drejtës civile në fushën e për pronësinë, proceduat kontestimore dhe arbitrarazhin, marrëdhëniet tregtare, familjare, intelektuale dhe industriale.

Gjithashtu, rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë gjatë viteve të fundit gjithashtu është bërë faktor i rritjes së kërkesës në tregun e punës për ekspertët e ligjit privat konkretisht në ligjin e konkurrencës dhe në ligjin për kompanitë tregtare, të drejtat e pronësisë intelektuale, pronësisë dhe të drejta të tjera të lidhura me to, arbitrazhin ndërkombëtar.Një tregues tjetër i nevojave të tregut të punës për specialistët e të drejtës civile lidhet me tendencat e reja të shoqërisë në rregullimin e marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre private përmes kontratave të bazuara në Ligjin mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve në Kosovë.