Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Kërkesat për pranim aplikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë për të gjithë studentët. Ata të interesuar për të qenë pjesë e programit normalisht duhet të kenë arritur diplomën bachelor me nota 7.5 – 10 dhe më të larta.
Të gjitha aplikacionet e tjera do të konsiderohen në baza individuale.

 

Grupi i synuar i për të studiuar në këtë program studimi të nivelit master përfshin të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Juridik dhe ose një kualifikim tjetër përkatës sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, për një program pas universitar.
Bazuar në këto rregulla, studentët duhet të kenë dorëzuar 300 ECTS të studimeve në nivelin bachelor dhe master.

Programi është veçanërisht i rëndësishëm për të sapodiplomuarit që kërkojnë të zhvillojnë shkathtësi, të rrisin aftësitë e tyre akademike dhe të analizojnë konceptet kryesore, parimet dhe politikat e së drejtës civile në Kosovë dhe jashtë saj, institucionet dhe strukturat e së drejtës së pronësisë ndërkombëtare, rëndësinë e pronësisë intelektuale në shoqërinë tonë, politikat e vuajtjes së dënimit, doktrinat teorike me fokus në fushat thelbësore të së drejtës civile dhe të drejtave pronësore si dhe kontekstet praktike në të cilat vepron legjislacioni përkatës
Pra, ai përbën një oferët akademike juristët e diplomuar që duan të bëhen gjyqtarë, nëpunës civil, avokatë, juristë në sektorin privat ose në organizata të tjera joqeveritare, veprimtaria e të cilave lidhet me të drejtën civile dhe të drejtat pronësore.