Misioni i Fakultetit të Turizmit është të aplikojë përsosmërinë në mësimdhënie, mësim dhe kërkime brenda një mjedisi gjithëpërfshirës me në qendër studentin për të nxitur të diplomuarit e dalluar që janë të gatshëm të marrin ose përmirësojnë rolin e tyre udhëheqës në biznes, profesione nga industria, shërbimi publik dhe shoqëria. Institucioni do të nxisë krijimin e njohurive dhe transferimin e njohurive dhe është i përkushtuar për zhvillimin arsimor të shoqërisë në një mënyrë që reflekton aspektet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Programi i studimit Turizëm ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit mësimdhënës, administratës dhe komunitetit.
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të turizmit. Programi BA në Turizëm është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e turizmit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e turizmit për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.
Me përfundimin me sukses të këtij programi studentët janë në gjendje: