Studentët

Nën direktivat profesionale dhe etike, studentët tanë që përgatiten si Teknik të Radiologjisë përgjatë studimeve përgatiten për t’u bërë profesionistë të denjë, të cilët duke i praktikuar të gjitha sfidat e profesionit të tyre paraprakisht, mësohen si të përballen me presionet dhe sfidat eventuale që mund t’ju vijnë gjatë diagnostikimit të pacientëve.

 

Mundësi e mësimit përmes praktikës që do të kryejnë gjatë gjithë kohës në poliklinikën moderne të UBT-së, si dhe mundësia e mësimit përmes Realitetit Virtual, u krijon studentëve qasje në profesion ende pa i mbaruar studimet.

 

Kësisoj, ata janë plotësisht në gjendje që me përfundimin e studimeve t’ju dalin në ndihmë pacientëve dhe kolegëve të tyre të punës. Studentët do të kenë aftësi dhe mundësi punësimi në: Rezonancë Magnetike (MRI), Tomografi të Kompjuterizuar (CT), Radioterapi, Mjekësi Nukleare, Mamografi etj.