Me zhvillimin e fushës së radiologjisë, fusha e mjekësisë dhe mënyra e diagnostikimit të sëmundjeve ka ndryshuar përgjithmonë. Ky profesion mjekësor po bëhet çdoherë e më i rëndësishëm, duke qenë se mjekësia është një ndër fushat që kërkon përmirësim dhe inovacion gjatë gjithë kohës.
Përmes Fakultetit Teknik i Radiologjisë, UBT synon t’i përgatisë Kosovës dhe botës profesionistë të përshtatur dhe të përgatitur sipas praktikave më të fundit globale. Misioni i programit poashtu është të promovojë dhe të kontribuojë në mjekësinë e personalizuar, në parandalimin e sëmundjeve dhe trajtimin e pacientëve përmes imazheve të avancuara mjekësore.
Shumica e teknologëve radiolog punësohen në departamentet e radiologjisë dhe janë të angazhuar në procedura diagnostikuese (90%), që pasqyron përmbajtjen e programit të studimit të paraqitur tek ne. Qëllimi i programit të studimit është të plotësojë nevojat e institucioneve shëndetësore publike dhe private. Shërbimet diagnostike mjekësore, dentare dhe veterinare vështirë se mund të ekzistojnë pa përdorimin e procedurave që përdorin burime të hapura dhe të mbyllura të rrezatimit jonizues, ultratinguj dhe rezonancë magnetike. Procedurat terapeutike që përdorin rrezatimin e burimeve të mbyllura dhe rrezatimin me izotope radioaktive është një domosdoshmëri në trajtimin e sëmundjeve malinje te njerëzit. Asnjë nga këto metoda nuk mund të përdoret pa pjesëmarrjen e teknologut radiolog në procesin e punës.
Fusha e studimit përfshin punën me aparaturë moderne që ofron shërbime radiologjike diagnostike e terapeutike me rrezatim, mësim për punën e aparaturës së scientigrafisë me radiofarmak si dhe radiologjinë intervente.
Mundësi e mësimit përmes praktikës që do të kryejnë gjatë gjithë kohës në poliklinikën moderne të UBT-së, si dhe mundësia e mësimit përmes Realitetit Virtual, u krijon studentëve qasje në profesion ende pa i mbaruar studimet, në mënyrë që ata të përgatiten profesionalisht dhe moralisht.