Suksesi i një institucioni të lartë të edukimit është tejet i lidhur me bashkëpunimet dhe partneritetet vendore dhe ndërkombëtare. UBT në kuadër të studimeve Bachelor ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 universitete ndërkombëtare, me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Po ashtu, rekrutimi i ligjëruesve ndërkombëtarë, siguron lidhje të mira me sistemin e shëndetësisë dhe edukimit ndërkombëtar, marrëdhënie me komunitetin, si dhe me industritë.
Me përfundimin e programit Bachelor në Radiologji, studenti është i kualifikuar për të punuar si Teknik i Radiologjisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm si në pjesen teorike po ashtu edhe atë praktike.
Të diplomuarit janë të pregaditur për të punuar së bashku me ekipën mjekësore të përbër nga mjeku, stomatologu, veterineri, specialisti i radiologjisë, si dhe shërbimet mund ti jepin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalet Rajonale, Klinikën e Radiologjisë, Qendrat e Mjekësisë Familjare (pjesa e rentgenit).
Kolegji UBT- ka marrëveshje bashkëpunimi me Kliniken e Radiologjisë, QKUK, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjithë Kosovën, Polikliken PRIMA- Prishtinë.