Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Rezultatet e të nxënit, përmbajtja dhe metodat e mësimdhënies janë hartuar në bazë të Kornizës së Kualifikimit të Kosovës dhe modeluar në praktikën e duhur të sugjeruar nga Shoqëria Evropiane e Radiologjisë.

 

Radiologjia është një disiplinë me rëndësi të lartë gjatë arsimit pasuniversitar mjekësor dhe është jetike për të mësuar diagnostikimin, si dhe qasjen terapeutike të drejtuar nga imazhi për pothuajse të gjitha sëmundjet. Imazhi mjekësor është një pjesë integrale e edukimit në mjekësi. Konsensusi kryesor që rrjedh nga praktika ndërkombëtare është se radiologjia si aftësi klinike për zgjidhjen e problemeve kërkon integrimin e shkencave themelore siç janë anatomia dhe patologjia, informacioni klinik, përvojat klinike dhe informacioni i regjistruar në studimin e imazhit diagnostik. Në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, programi i studimit është harmonizuar në nivel kombëtar dhe është në përputhje me programe të ngjashme studimi të kryera në shkollat mjekësore të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së.

 

Programi bazohet në qasjen e kombinuar në mes teorisë dhe praktikës. Një larmi metodash mësimore të përdorura ofrojnë mundësi për të mësuarit aktiv. Këto përfshijnë studime të rasteve, punë në projekte, mësim të bazuar në zgjidhjen e problemeve dhe simulim. Mundësitë për mësimin ndërveprues forcohet përmes të mësuarit të bazuar në projekte, analizë të studimit të rasteve, vizitat, ligjërata tematike nga folësit e ndryshëm , puna në grup dhe mësimit përmes Realitetit Virtual.

 

Planifikimi i veprimtarisë të procesit mësimor synon arritjen e rezultateve konkrete:

• Të sigurojë që studentët janë të pajisur me njohuri dhe aftësi interpretuese që do të praktikojnë në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme në karrierën e tyre të hershme, duke siguruar një bazë njohuri profesionale dhe etike për parimet e profesionit;
• Të fitojnë njohuri profesionale mbi karakteristikat e teknikave të imazhit, rolin klinik të teknikave të imazhit, individuale dhe si pjesë e një regjimi të koordinuar të hetimit;
• Përdorimi i kritereve të duhura të referimit dhe udhëzimeve klinike, hetimi i duhur i kushteve akute dhe kërcënuese për jetën dhe aftësive interpretuese për hetimet emergjente;
• Për të siguruar që të diplomuarit e radiologjisë janë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre ligjore në lidhje me kujdesin dhe sigurinë e pacientëve, të ndikuar nga radiologjia;
• Të sigurojë një vetëdije mbi rëndësinë e menaxhimit të burimeve në kujdesin shëndetësor dhe kostot dhe përfitimet e radiologjisë në lidhje me menaxhimin klinik;
• Për të siguruar një vetëdije për zhvillimet në radiologji që mund të parashikohet të jenë pjesë e praktikës klinike në karrierën e tyre në të ardhmen;
• Për të mbështetur mësimin universitar në pjesën tjetër të kurrikulës klinike duke shfrytëzuar fuqinë e imazheve për të sqaruar anatominë normale dhe patologjike, natyrën dhe sjelljen e sëmundjes;
• Për të ngritur profilin e radiologjisë si zgjedhje për karrierë;

 

Lëndet e shkencave mjekësore poashtu kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të observojnë, vlerësojnë si dhe dokumentojnë gjendjen shëndetësore, rreziqet, simptomat e sëmundjes dhe rezultatet e trajtimeve te pacientëve dhe qytetarëve.

 

Studentët gjysmën e programit e realizojnë në praktikë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës,në Kliniken e Radiologjisë, në Spitalet Regjionale në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Poliklinikën Mjekësore në UBT.