Misioni i programit të studimit është në përputhje me misionin e përgjithshëm të institucionit.
Misioni i programit Teknik Dentar është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes kurrikulave bashkëkohore, të bazuara dhe harmonizuara me praktikat më të mira në nivelin Evropian, filozofisë së veçantë arsimore, hulumtimit dhe shërbimeve për komunitetin. Për sa i përket mësimdhënies, programi synon të ofrojë një program të përshtatshëm për studimin e tendencave (trendeve) dhe zhvillimeve të ardhshme në profesionin e teknikut dentar, transferojë njohuri, dhe sigurojë mësimdhënie cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kombinojë perspektivat globale të mësimdhënies dhe potencialit vendor për të siguriar një mjedis mësimor më mbështetës për profesionin.
Në aspektin e hulumtimit, Fakulteti synon të përmirësojë hulumtimin përmes pjesëmarrjes në projekte hulumtuese dhe zvhillomore dhe përmirësimit të laboratorëve, avancimit të hulumtimit shkencor, zbatimit të projekteve të përbashkëta kërkimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, promovimin e zhvillimit shkencor dhe akademik midis stafit, si dhe pjesëmarrjes aktive në forume hulumtuese ndërkombëtare dhe simpoziume. Shërbimi komunitar i Fakultetit është i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve të teknikës dentare në Klinikën Laboratorike të UBT-së për Programin Stomatologjik të UBT-së dhe komunitetin, të ekspertizës dhe asistencës teknike për institucionet publike dhe private në fushën e shërbimeve në laboratorët dentarë të UBT, pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e politikave duke marrë pjesë në borde, grupe punese, komitete dhe rishikime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ofrojë partneritet si për institucionet private ashtu edhe ato publike në avancimin e mbështetjes për shëndetin e dhëmbëve.
Fusha e studimit bazohet në punë zhvillimore dhe hulumtuese duke reflektuar tendencat aktuale në profesion, përfshirë ndryshimet në shëndetin e dhëmbëve të popullësisë dhe funkcionimin dhe përparësitë e sistemit. Kosova ka vetëm tre teknikë dentarë me arsim në nivelin Bachelor që ushtrojnë detyren, dhe 108 me shkollim të mesëm (niveli IV), 47 prej të cilëve punojnë në sektorin publik ndërsa pjesa tjetër, 61 operojnë në klinika stomatologjike private. Një krahasim rajonal zbulon se Kosova së bashku me Shqipërinë ende nuk e kanë arritur numrin mesatar të BE-së të teknikëve dentarë për dentist (1: 2). Të dhënat e nxjerra nga Raporti i ATLAS DENTAL (2018) tregojnë se Kosovës do t’i duhen të paktën 500 teknikë të tjerë dentarë në mënyrë që të përafrojnë mesataren rajonale dhe BE. Kërkesa për ekspertizë të teknikës dentare në sektorin publik është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vitet e kaluara siç tregohet nga raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Shëndetësi (2017).
Qëllimi i programit është të përgatisë studentë të marrin përgjegjësi si profesionistë dhe teknikë dentar kompetent në ofrimin e shërbimeve teknike dentare, dhe të zhvillojë individë me njohuri dhe aftësi shkencore, teknike, inovative dhe të sofistikuara për punët laboratorike dentare.
Pas përfundimit të programit Teknik Dentar, studenti është i kualifikuar të punojë si ushtrues profesioni në laboratorët e dhëmbëve dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i jep studentit njohuri të nevojshme si në aspektin teorik ashtu edhe atë laboratorik të pajisjeve dentare, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shkencës dhe teknologjisë dentare, si dhe kërkesat për shërbime dentare në popullatën e përgjithshme.