Një larmi lëndësh, konceptesh didaktike dhe metodash të mësimdhënies të përdorura gjatë programit janë të dizajnuara për të përmbushur objektivat e të nxënit të programit. Objektivat e të nxënit të lëndës mësimore janë të dizajnuara për të kontribuar në arritjen e objektivave të përgjithshme të programit. 180 ECTS të programit janë të strukturuara në 6 semestra. Studimet pë teknik dentarë rezultojnë në titullin akademik të Teknikut Dentarë. Studimet zgjasin 3 vjet dhe përfshijnë 1,050 orë teori dhe 1,260 orë të praktikës. Ngarkesa totale e studentëve gjatë gjithë studimeve të integruara duke përfshirë udhëzimet teorike, praktikën, përgatitjen dhe provimet janë të barabarta me 180 ECTS. Kurrikula përmban katër kategori lëndësh: (1) Lëndët themelore, (2) Lëndët e Mjekësisë së Përgjithshme dhe (3) Lëndë Stomatologjike, dhe (4) Lëndë të formimit të përgjithshëm.
Lëndët e shkencave natyrore kontribuojnë në zhvillimin e aftësisë së studentëve për të shpjeguar ndërtimin kimik dhe anatomik të organizmit të njeriut si dhe proceset biokimike dhe fiziologjike dhe funksionet e qenieve njerëzore. Lëndët në këtë fushë lëndore zhvillojnë kompetencat e studentëve në shpjegimin e zhvillimit të qenies njerëzore gjatë gjithë jetës së vet, në bashkëveprimin midis individit, mjedisit dhe mikroorganizmave.
Lëndët mjekësore kontribuojnë në zhvillimin e aftësisë së studentëve për të vëzhguar, vlerësuar dhe dokumentuar gjendjen shëndetësore, rrezikun e shëndetit, simptomat e sëmundjeve dhe rezultatet e trajtimeve midis pacientëve dhe qytetarëve. Për më tepër, lëndët zhvillojnë kompetencat e studentëve në aplikimin e njohurive që lidhen me teoritë dhe metodat në shkencat mjekësore.
Lëndë në shkencat shoqërore dhe humane kontribuojnë në aftësinë e studentëve për të përshkruar, analizuar, vlerësuar, kuptuar dhe respektuar vlerat njerëzore, kulturat, pikëpamjet e botës, kushtet ekzistenciale, mënyrën e të menduarit, sjelljen dhe reagimet. Lëndët zhvillojnë kompetencat në reflektimin etik, ndërveprimin dhe komunikimin dhe vlerësimin e nevojës për të informim, këshillim dhe edukim të pacientëve, të afërmve, profesionistëve të shëndetit dhe të tjerëve në rrjetin social.
Lëndët e shkencave sociale kontribuojnë në zhvillimin e aftësisë së studentëve për të përshkruar, analizuar dhe vlerësuar kushtet sociale dhe kulturore që ndikojnë në kushtet dhe opsionet e lidhura me shëndetin dhe sëmundjen. Lëndët ofrojnë njohuri për organizimin, funksionimin, zhvillimin dhe kornizën ligjore të sistemit të shërbimeve shëndetësore dhe
sociale të Kosovës. Për më tepër, lëndët zhvillojnë kompetencat e studentëve për të reflektuar dhe vepruar profesionalisht në një kontekst ndërdisiplinar, shoqëror, kulturor dhe organizativ.
Metodat e studimit dhe kërkesat për përfundimin e lëndës gjithmonë do të specifikohen në planprogramin –syllabusin elëndës që do të jetë në dispozicion të studentëve para fillimit të lëndës. Cdo kurs ka një planprogram të detajuar, i cili përshkruan temat që duhet të mbulohen gjatë lëndës – objektivat, përmbajtjen e lëndës për çdo javë, organizimin e punës, kërkesat për seminar dhe punën individuale, jepet lista për leximet e kërkuara dhe të rekomanduara si dhe rregullat specifike të vlerësimit. Metodat e studimit të aplikuara nga lëndë hyrëse, i kushtojnë shumë rëndësi ligjëratave, punës individuale ose punës ekipore dhe diskutimeve. Puna individuale është shpesh një detyrë e gjerë leximi ose shkrimi. Lëndët kryesore janë kryesisht të orientuara në praktikë dhe zakonisht organizohen si lëndë të bazuara në laborator me pjesëmarrje aktive në detyra praktike dhe punë ekipore, duke përfshirë së bashku detyra kreative dhe kërkimore- hulumtuese. Puna individuale është zakonisht hulumtim, analizë, testim ose përfundim i një detyre ose projekti të filluar gjatë lëndës.
Ligjëratat – Metodat e studimit të aplikuara nga lëndë hyrëse, i kushtojnë shumë rëndësi ligjëratave, punës individuale ose punës ekipore dhe diskutimeve. Puna individuale është shpesh një detyrë e gjerë leximi ose shkrimi. Lëndët kryesore janë kryesisht të orientuara në praktikë dhe zakonisht organizohen si lëndë të bazuara në laborator me pjesëmarrje aktive në detyra praktike dhe punë ekipore, duke përfshirë së bashku detyra kreative dhe kërkimore- hulumtuese. Puna individuale është zakonisht hulumtim, analizë, testim ose përfundim i një detyre ose projekti të filluar gjatë lëndës.
Simulimi i drejtpërdrejtë – Ofrohet një simulim i drejtpërdrejtë I fokusuar në teknologjinë dentare. Ky simulim përfshin ndërveprime me praktikantët që aktualisht punojnë në laboratorin e specializuar biomjekësor. Në grupe të vogla, studentët punojnë me këta kolegë të industrisë
-laboratoreve, marrin rolin e vëzhguesit dhe zhvillojnë aftësi komunikimi. Kolegët e industrisë
– laboratorit ofrojnë menjëherë reagime mbështetëse për studentët. Studimet e rasteve të përdorura në këtë simulim merren me situata të ndjeshme dhe konfrontuese dhe studentët inkurajohen të marrin në konsideratë dhe të praktikojnë mënyrat e bashkëveprimit brenda këtyre skenarëve.
Shkathtësi laboratorike, komunikim dhe simulim – Studentët marrin pjesë në seanca-takime laboratorike dentare që përqendrohen në integrimin e koncepteve dhe aftësive kryesore, veçanërisht të rëndësishme për teknologjinë dentare. Aktivitetet e simuluara përdoren për t’u ofruar studentëve përvoja praktike të të mësuarit të krijuara për t’iu ekspozuar atyre një game të gjerë skenarësh që mund të hasen në praktikë. Aktivitetet përfshijnë përdorimin e mjeteve audio-vizuale, programeve interactive kompjuterike dhe pajisjeve klinike, stafin mësimor ose studentët siç pretendojnë pacientët / konsumatorët. Studentët mësojnë dhe praktikojnë aftësi ndërpersonale sipas rasteve në laborator.
Aktivitetet e strukturuara të vendimmarrjes – Duke punuar me student në grupe të vogla, angazhohen në aktivitete të përbashkëta dhe vendimmarrjeje në kohë reale. Kjo i ndihmon studentët të angazhohen me politika dhe të shfrytëzojnë njohuri për të formuluar përgjigje ndaj mjekut stomatolog dhe pacientëve, nën presionin e kohës, siç do të pritej brenda një ambienti laboratorik dhe praktikash klinike. Së bashku, studentët mësojnë të arrijnë shpejt konsensusin për vendimet. Reagimi -feedbeku për rezultatet e vendimit ipet gjithashtu Brenda kohës reale të lejuar, duke i lërë studentët të vlerësojnë dhe reflektojnë në zgjedhjet e tyre të vendimmarrjes, në të vërtetë duke pare ndikimin e kësaj mbi punën e tyre.
Planet individuale të mësimit – Studentët krijojnë planet e tyre për aftësitë kryesore të teknologjisë dentare. Pas kësaj, studentët do të miratojnë këtë plan gjatë gjithë këtij semestri dhe do të reflektojnë se si ata kanë qenë në gjendje t’i ruajnë këto parime mes presioneve të tjera të jetës. Kjo u mundëson studentëve të rregullojnë dhe monitorojnë strategjitë e tyre të të mësuarit, për vetë-kujdesin, rezistencën dhe mirëqenien.
Mësimi elektronik, E-Learning – Teknologjitë e informacionit do të përdoren nga studentët që të kenë qasje në udhëzimet përkatëse të bazuara në prova në lidhje me vlerësimin e shëndetit, përveç kësaj në burimet të përshtatshme për inkurajimin e pacientëve në pjesëmarrje në menaxhimin e shëndetit.