Infrastruktura

Hapësirat si dhe Laboratori Biomjekësor janë mbaruar ne vitin e kaluar në një portofol të madh investimesh si dhe zhvillimit të Spitalit të UBT prej 2 milion euro. Hapësirat janë ndërtuar dhe përshtatur për qëllime të arsimit të lartë nga institucioni. Institucioni nuk paguan qira duke lënë më shumë burime të mundshme për investime të ardhshme kapitale.

 

Hapësirat në ambientet e Fakultetit përfshin 4 katër auditore dhe 9 salla të seminarit më të vogla dhe 18 ordinanca. Për më tepër, ajo posedon edhe hapësirë për zyra për stafin dhe studentët. Të gjitha klasatat janë të pajisura me pajisje moderne mësimore dhe janë lehtësisht të adaptueshëm ndaj mënyrave të ndryshme të mësimdhënies. Një auditor videokonferencues është rregulluar në vitin 2017 me pajisje teknike, pajisje konferencash, një televizion, një video-projektor dhe një bord inteligjent. Fakulteti ka gjithashtu pajisje për shtyp dhe fotokopje për studentët. Studentët mund të shtypin me ngjyra, të skanojnë dhe të kopjojnë materiale.

Monitorimi i rezultateve të të nxënit dhe zhvillimi profesional i studentëve do të bëhet përmes mjedisit e-Portfolio. Fakulteti ka qasje në një nga Bibliotekat më moderne dhe të pajisura në Kosovë. Biblioteka posedon katalogun mbi librat që lidhen me lëndën e studimeve dhe është paraqitur në nën-seksionin e Bibliotekës. Studentët do të jenë në gjendje të përdorin disa baza të të dhënave elektronike shkencore dhe arsimore