Studentët

Studentët e diplomuar në këtë Program zakonisht nisin karrierën profesionale, duke punuar me organizatat ndërkombëtare dhe organizmat kombëtare të sigurisë (Nëpunësit civilë në institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe po ashtu në Institucionet e Sigurisë si: Policia, Ushtria, Shërbimet Inteligjente, Doganat);   dhe duke ofruar këshilla politike dhe konsulencë. Një përqindje e caktuar e të diplomuarve nisin karrierën e tyre duke punuar në sektorin privat jo profitabil (OJQ), duke qenë të trajnuar të kuptojnë themelet e ndërlidhjes midis politikës, tregut dhe sektorit jo profitabil.