Programi synon që në secilën prej dy fushave të specializimit t’u mundësojë studentëve që të të zgjerojnë njohuritë dhe kuptojnë zhvillimet praktike dhe teoritë politikve te sigurisë, të dinë të analizojnë dukuritë e zhvillimeve të politikve të sigurisë praktike dhe konceptet themelorë teorikë si edhe ndërlidhjen e tyre. Ky program u jep mundësi studentëve që të fitojnë aftësi për të hartuar me shkrim Strategji/dokumente të ndryshëm me natyrë të politikave te Sigurisë Nacionale/Emergjencave Civile si dhe Sigurise Kibernetike. Studentët kanë mundësi që nëpërmjet këtij program të harmonizojnë kërkesat e tij themelore me interesat e tyre vehtiakë studimorë duke ndjekur një numër të gjerë të lëndëve zgjedhore. Kjo mundëson edhe një shkallë të caktuar përshtatshmërie të këtij programi.
Mësimdhënia akademike zhvillohet duke u mbështetur në kurrikulat e lëndëve mësimore të fakulteteve të studimeve te Sigurisë të mirënjohur të Europës dhe të ShBA-së si edhe në literaturën bashkëkohore. Duke u mbështetur mbi nevojat e tregut të Kosovës, ky program ofron një qasje të barazpeshuar ndërmjet këtyre nevojave dhe krijimit të aftësive përkatëse të studentëve për karrierës e tyre të ardhëshme studimore apo politikëbërëse.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të:
- Zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore të zhvillimeve të politikave bashkëkohore të Sigurisë në teorinë shkencore dhe në praktikë: për fushën e institucioneve të sigurisë, aktorët e sigurisë dhe rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë.
- Shfaqin aftësi të të menduarit analitik dhe të thelluar të dukurive të politikave të Sigurisë, të mënyrave të zgjidhjes së problemeve të ndryshëm politikë të shprehura si me shkrim ashtu edhe nëpërmjet të folurit;
- Shkathtësi konkrete në analizimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme të sigurisë në nivele të sektorit kombëtar ose specifik dhe inkurajimin për ofrimin e zgjidhjeve problemore.
- Marrja e njohurive themelore në fusha të ndryshme të studimeve si: Ligji, Psikologjia, Gjeopolitika, Institucionet Shtetërore, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme, Sigurinë Kibernetike, TI, Metodologjia e Kërkimit, etj.
- Shfaqin aftësi të analizës kritike të dukurive politike duke e lidhur atë në mënyrë të posaçme me rrethanat politike të Kosovës si edhe ato rajonale dhe ndërkombëtare;
- Tregojnë interes të rritur për zhvillimet praktike të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare të Sigurisë.
- Zotërojnë aftësi për hartim të dokumenteve politikë të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin;
- Kenë aftësi të mira themelore për humlumtim shkencor në fusha të ndryshme të shkencës së Sigurisë;
- Bëjnë arsyetime analitikë dhe kritikë rreth zhvillimeve kryesore në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare.