QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT
Qëllimi i përgjithshëm i programit është të pajisë të diplomuarit me teoritë dhe praktikat e sistemeve moderne të informacionit dhe shërbimeve në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Programi u mundëson studentëve të fitojnë njohuri për aspekte të rëndësishme të sistemeve të informacionit, për dizajnin, organizimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit. Kompjuterët bazuar në sistemet e informacionit janë bërë një pjesë kritike e produkteve, shërbimeve, operacioneve dhe menaxhimit të organizatave. Përdorimi efektiv dhe efikas i informacionit dhe teknologjisë së komunikimit është një element i rëndësishëm në arritjen e avantazheve konkurruese për organizatat e biznesit dhe përsosmërinë e shërbimeve qeveritare dhe organizatat jo-fitimprurëse. Teknologjia e informacionit/Strategjia e sistemeve të informacionit është një pjesë integrale e strategjisë organizative. Sistemet e informacionit mbështesin proceset e menaxhimit në të gjitha nivelet – menaxhimin operacional, taktik dhe strategjik. Sistemet e informacionit janë jetike për identifikimin e problemeve, analizave dhe vendimmarrjes. Rëndësia e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të informacionit për organizatat dhe nevojën për arsimim të mirëfilltë të profesionistëve në këtë fushë është bazë për një lidhje të fortë në mes të programeve arsimore dhe komunitetit profesional të praktikantëve të sistemeve të informacionit.
Rezultatet e të mësuarit të këtij programi:
Studentët që kanë përfunduar këtë program do të jenë në gjendje të: