UBT ofron module të edukimit në vazhdim për të gjitha fushat e studimit, në mënyrë që profesionistët të jenë gjithmonë të përditësuar. Ka nënshkruar shumë “Memorandume mirëkuptimi” dhe “Marrëveshje bashkëpunimi” për realizimin e edukimit të vazhdueshëm, si në aspektin teorik dhe praktikë me shumë industri dhe kompani prodhuese. Veprimtaria e UBT-së për edukimin në vazhdim është e akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Programet e studimit integrojnë aftësitë teorike me praktikën profesionale dhe studentët janë mirë të përgatitur për punësimin. Përpjekjet e vazhdueshme për të hapur programe ndërdisiplinore të studimit pasqyrojnë synimin e UBT-së për t’i ofruar tregut të punës të diplomuarit me njohuri dhe aftësi të zgjeruara.
- Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm në profilet e shkencave të ushqimit dhe teknologjisë;
- Të pajisë studentët me dije në përshtatje me zhvillimet bashkëkohore të shkencës së teknologjisë agroushqimore, sigurimit të cilësisë dhe standardeve evropiane, duke synuar përshtatjen e specialisteve të këtij drejtimi me kërkesat e tregut të punës jo vetëm brenda por edhe jashtë Kosovës;
- Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve të aftë për të kontribuar në zinxhirin e përpunimit ushqimor dhe ruajtjes së produkteve ushqimore, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social të vendit.
- Plotësimi i kërkesave të tregut të punës me kuadër profesional përmes kombinimit të perspektivave dhe praktikave ndërkombëtare dhe potencialit vendor.
- Ofrimi i mundësive më të mira për studentët për marrje të njohurive, zhvillim dhe avancim të shkathtësive të kërkuara nga tregu i punës;
- Të formojë specialistë me aftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme në fushat respektive të ushqimit.
- Në fushën e kërkimit shkencor
- Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës laboratorike;
- Zhvillimi i kërkimit shkencor në perputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale nacionale, dhe synimeve të atyre ndërkombëtare;
- Të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës.
- Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, akademi verore, trajnime të vecanta, seminare dhe punëtori (workshope).
- Në fushën e shërbimeve
- Të ofroj studentë të kualifikuar në ketë nivel në sektorin privat dhe publik.
- Të ofrojë ekspertizë dhe asistencë teknike për institucionet publike dhe private brenda vendit dhe në rajon në fushën e teknologjisë ushqimore;
- Të ofrojë shërbime për palët e treta nëpërmjet laboratorëve kërkimor-shkencorë në përbërje të departamentit dhe aftësive dhe kompetencës së stafit të trajnuar.
- Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të tyre në borde, këshilla, grupe pune, reçenzione, debate publike etj duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë si dhe me akter tjerë në këtë sektorë.
- Të bashkëpunojë për veprimtari kërkimore-shkencore dhe profesionale me të gjithë operatoret e biznesit të agro-përpunimit, me qëllim optimizimin e proceseve të përpunimit ushqimor dhe fuqizimit të standardeve të prodhimit dhe sigurisë ushqimore.