SPECIALIZIMET
- Teknologji Ushqimore;
- Nutricioni (Të Ushqyerit);
Pas një përfundimi të suksesshëm të programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit -drejtimi Nutricion, kandidatët do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë rolin e ushqimeve dhe të të ushqyerit, nivelet e funksionit të lëndëve ushqyese, në ruajtjen e shëndetit normal si dhe mbështetjen ushqyese në sëmundjet gjatë gjithë jetës.
- Vlerësojnë dhe kuptojnë standardet, ligjet, rregulloret dhe politikat e të ushqyerit për planifikimin dhe ndërhyrjen dietike.
- Analizojnë dhe kuptojnë aspektet e sjelljes së të ushqyerit (p.sh. statusi socio-ekonomik, kultura, psikologjia, zgjedhjet e konsumatorit, kostot) dhe zbatimin e tyre në rreziqet shëndetësore.
- Kryerjen e hulumtimeve mbi të ushqyerit dhe ndarjen e gjetjeve në konferenca shkencore dhe në mjedise të tjera.
- Udhëzojnë individët, familjet dhe komunitetin mbi të ushqyerit, planifikimin e dietave dhe përgatitjen e ushqimit për të rritur përfitimet shëndetësore dhe për të zvogëluar rreziqet e mundshme për shëndetin
- Përgatisin dhe vlerësojnë të dhënat në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe të ushqyerit të individëve, grupeve dhe komuniteteve në bazë të vlerave ushqyese të ushqimeve të shërbyera apo konsumuara.
- Mbikëqyrin përgatitjen dhe shërbimin e ushqimeve, monitorimin e marrjes së ushqimit dhe cilësinë e tij për të siguruar kujdes në të ushqyer në mjedise ku ofrohen shërbime të ushqimit (duke perfshire institucionet publike dhe private);
- Shtjellojnë dhe krijojnë receta specifike dietologjike për persona të veçantë sipas kërkesave dhe nevojave të përsonave (sipas gjinisë, moshës, profesionit etj.).
Pas një përfundimi të suksesshëm të programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit –drejtimi Teknologji Ushqimore, kandidatët do të jenë në gjendje të:
- Duke përdorur kimin dhe mikrobiologjinë e ushqimeve si dhe duke njohur reaksionet kimike e biokimike që ndodhin gjatë përpunimit dhe ruajtjes së ushqimit, studentet fitojnë njohuri dhe janë në gjendje të bëjnë përgjedhjen e metodave adekuate të përpunimit dhe ruajtjes së ushqimit, njëkohësisht duke e ruajtur cilesinë dhe sigurinë e ushqimit.
- Duke njohur parimet themelore të metodave të ruajtjes së ushqimit, duke përfshirë temperatura të larta dhe të ulëta, ftohjen, ngrirjen, tharjen, përqendrimin dhe kontrollin e aktivitetit të ujit, fermentimin si dhe metodat innovative të përpunimit të ushqimit etj. studentët janë në gjendje të bëjnë procesin e duhur të përpunimit në bazë të llojit të ushqimit.
- Aplikojnë parimet dhe praktikat themelore të higjenes dhe sanitarisë në operacionet e përpunimit të ushqimit, si dhe të menaxhojnë përdorimin e ujit, mbetjeve dhe mbeturinave.
- Formulojnë dhe modifikojne produkte ushqimore të tilla si përmirësimi i lëndëve ushqyese, përmirësimi i cilësisë dhe zëvendësimi i përbërësve.
- Njohin rolin e mikroorganizmave në prishjen e ushqimit dhe atyre që ndikojnë dobishëm në proceset e fermentimit duke përdorur teknikat e duhura laboratorike për të numëruar, izoluar dhe identifikuar mikroorganizmat në ushqime.
- Njohin praktikat e mira të prodhimit dhe të përcaktojnë vlerat nutritive të çdo produkti ushqimore.
- Të bëjnë përzgjedhjen e llojit të paketimit në bazë të llojit dhe kërkesave të ushqimit, si dhe të kontrollojnë paketimet e ushqimeve (a i plotesojnë kërkesat legjislative për ushqim)
- Të dinë të udheheqin një process prodhimi, të evitojnë me mjeshtëri problemet momentale, të formulojnë dhe përmiresojnë një proces prodhimi.
Shkathtësitë tjera kyçe që përfitohen gjatë studimit në këtë fushë janë;
- Aftësi të mira në përdorimin e paisjeve teknologjike dhe programeve MS Office.
- Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi të mira të punës ekipore.
- Aftësi për llogaritje analitike dhe numerike të problemeve përmes modelimeve, simulimeve dhe përdorimit të programeve softwerike.
Ata mund të punojnë në ‘grupet kryesore’ të cekura në Direktiven 86/366/EE të përcaktuara në Direktiven 2005/36/EC, në Shtojcën IV, listen 1, piken 2. (They can work in ‘‘main groups of Directive 86/366/EEC set in DIRECTIVE 2005/36/EC ANNEX IV , List 1, point 2.’’).
- Teknolog i ushqimit
- Teknolog i ujit
- Dietolog
- Nutricionist
- Menaxher i cilësisë
- Inspektor i ushqimit pranë Agjensionit të Ushqimit dheVeterinarisë
- Inspektor, hulumtues shkencorë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik
- Inspektor/doganier për kontrollimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore
- Këshilltar profesional për nivelin lokal dhe qëndrorë
- Shkencëtar i zhvillimit të produkteve/proceseve
- Laborant në institute kërkimore shkencore