Pranimi ne Studime, Kriteret, Deadlines

Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj pa asnjë dallim, ata që kanë një diplomë të shkollës së mesme ose një shkollë ekuivalente (Niveli 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit – ISCED) që lejon kandidatin të plotësojë kushtet për regjistrim në universitet.

 

Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucional dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë.

 

Kandidatët e interesuar plotësojnë kërkesën për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme dhe bëjnë dorëzimin e tyre në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit janë: Formulari i Aplikimit (Aplikacioni) që do të pranohet nga Zyrën e Shërbimit Studentor (SSO); Diploma/Certifikata e Përfundimit të Shkollës së Lartë; Diplomë të shkollës së mesme; Ekstrakt i Lindjes, Dy Autobiografi (CV) për studentët që punojnë. Kandidati mund të aplikojë edhe përmes email -it: info@ubt-uni.net.