Qëllimet dhe Objektivat

Misioni dhe objektivat e programit Muzikë Moderne, Prodhim Dixhital dhe Menaxhim në UBT janë që të përgatisë studentë / të diplomuar për të marrë përgjegjësi në praktikën e Industrisë Moderne të Muzikës dhe në fusha shumë-disiplinore që lidhen me muzikën dhe argëtimin në tërësi të mesme, dhe t’u sigurojë atyre njohuri gjithëpërfshirëse mbi parimet që lidhen me secilën fushë që përfshin natyrën komplekse të kësaj industrie.

 

Praktika e Muzikës Moderne, Prodhimit Dixhital dhe Menaxhimit është e përfshirë në të gjitha fushat e industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe tregun, arsimin, kërkimin në muzikologji, organizimin e ngjarjeve, organizatat shoqërore , dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.