Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Në varësi nga natyra dhe specifika e lëndëve, që kushtëzojnë edhe mënyrën e zhvillimit të lëndës përkatëse, plani studimor në MMDPM përmban: lëndë teorike, teorike-praktike dhe praktike. Secili nga profilet e MMDPM ka mënyra të ndryshme për zhvillimin e lëndëve të tyre, andaj edhe metoda e mësimdhënies së këtyre lëndëve varet nga kapaciteti teorik apo ai praktik i vet lëndës.

 

Në përgjithësi mësimdhënia ofrohet përmes ligjëratave interaktive me klasë individuale dhe grupore, punë praktike në studio, angazhim në terren, koncerte, praktikë në radio dhe televizion, e tjerë. Mësimdhënia përmes këtyre metodave synon që të jap rezultat të konsiderueshëm në zhvillimin profesional të studentit dhe poashtu, në saje të këtyre praktikave, synohet që studenti të fitoj shprehi të punës e cila do t’i shërbente mirë në të ardhmen për ta zhvilluar profesionin e tij.