Kurrikula e programit MBE është e përshtatshme për: studentët e rinj të diplomuar me diploma në fusha të ndryshme; profesionistët me përvojë të cilët kërkojnë të avancojnë aftësitë e tyre dhe të kuptojnë çështjet e menaxhmentit, profesionistë me përvojë të menaxhimit që kërkojnë të avancojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e bizneseve, dhe profesionistë nga shumë fusha të tjera që synojnë një ndryshim në karrierë. Programi është fokusuar në drejtim të studentëve/profesionistëve nga industritë e mëposhtme: banka dhe financa, marketing dhe marrëdhënie me publikun, inxhinieri, shitje me pakicë, prodhimtari, sektorin publik dhe jofitimprurës, IT / Telekom dhe konsulencë.
Studentët të cilët kanë diplomuar nga programi kanë themeluar bizneset e tyre personale, kanë marrë pozita të reja në sektorin privat apo publik, apo kanë përparuar në menaxhimin e firmave më të mëdha të sektorit privat. Të diplomuarit operojnë më së miri në prodhimtari dhe në industritë shërbyese. Njohuritë të cilat ata i kanë fituar janë përputhur me kërkesat e menaxhimit të nivelit të lartë menaxherial në të dy sektorët, ato private dhe publike. Bazuar në të dhënat e hulumtimit vjetor të alumnit të UBT-së, shumica e studentëve operojnë dhe punojnë në fushat në vijim:
Disa dokumente te rendesishme për studentët dhe profesorët.
Raporti i vlerësimit të studentëve për stafin për Semestrin Dimëror 2023/2024 sipas degëve:
Orari i ligjëratave:
Orari i provimeve:
Raporte dhe Strategjia e Fakultetit të MBE -së: