Qëllimet e programit të studimit të MBE -së janë:
- Kompetencat dhe njohuritë bazë në fushën e studimit dhe kërkimit;
- Të zbatojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në një mënyrë që tregon një qasje profesionale ndaj punës dhe të zotërojnë kompetenca që zakonisht demonstrohen përmes hartimit të argumenteve mbështetëse, mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në fushën e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë;
- Të mbledhin dhe interpretojnë të dhënat përkatëse në fushën e biznesit dhe ekonomisë, si dhe komunikimin e këtyre të dhënave me grupet e interesit;
- Të kenë nivel profesional në trajtimin e problemeve për fushën specifike të studimit.
Me përfundimin me sukses të studimeve në Bachelor në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- PLO1 – Të kuptojë dhe vlerësojë njohuritë dhe parimet e avancuara në menaxhimin e biznesit, ekonomisë dhe financave, me një kuptim kritik të dinamikës ekonomike dhe biznesore në nivel lokal dhe ndërkombëtare;
- PLO2 – Të kuptuarit e parimeve të resurseve njerëzore, sjelljes organizative dhe udhëheqjes për të nxitur një mjedis pune të favorshëm;
- PLO3 – Të interpretoj pozicionin financiar të bizneseve, mundësitë e investimit, institucioneve financiare dhe tregun e kapitalit;
- PLO4 – Të njohë procedurat për menaxhimin e rreziqeve gjatë aktiviteteve të biznesit në kompani.
Aftësitë
- PLO5 – Të demonstrojë aftësi në përdorimin e mjeteve të avancuara të TI-së dhe sistemeve të informacionit të menaxhimit për të nxitur inovacionin dhe produktivitetin e biznesit;
- PLO6 – Aplikimi i metodatave të avancuara statistikore, metodologji kërkimore dhe aftësive akademike të shkrimit për të kontribuar në fushën e biznesit dhe menaxhimit;
- PLO7 – Zbatimi i praktikave të avancuara të kontabilitetit, auditimit dhe taksave, duke kuptuar implikimet e tyre në një ekonomi të globalizuar dhe duke siguruar përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
Kompetencat
- PLO8 – Zgjidhja e sfidave komplekse dhe të paparashikuara në menaxhimin strategjik dhe operacional duke përdorur qasje inovative, duke siguruar procese biznesi efikase dhe efektive;
- PLO9 – Menaxhimi në fushat e ndërmarrjes, marketingut dhe shitjeve, duke interpretuar sjelljen e konsumatorëve dhe tendencat e tregut për të nxitur rritjen e biznesit në një mjedis lokal dhe ndërkombëtar.
Dy vitet e para janë krijuar për të pajisur studentët me aftësi dhe kompetenca të përgjithshme, ndërsa në vitin e tretë studentët zgjedhin orientimin e tyre, ku lista e lëndëve është hartuar për të arritur objektivat e programit që studentëve të ju mundësohet të kenë një punësim në fushën e tyre të studimit
Rezultatet e të nxënit për orientimin Menaxhment, Ndërrmarrësi dhe Inovacion
Pas përfundimit me sukses të këtij orientimi, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- Të kuptojnë procesin e krijimit të biznesit të ri, duke përfshirë aspektet ligjore, financiare dhe operacionale;
- Përshkruajnë konceptet e menaxhimit strategjik për të formuluar dhe zbatuar strategji organizative;
- Njohuri dhe kuptim të avancuar të teknikave dhe metodave për kryerjen e analizave të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës.
Aftësitë
- Identifikimi dhe zbatimi i strategjive të përshtatshme që përdoren për të rritur performancën e biznesit duke përdorur vendimmarrjen e bazuar në të dhëna;
- Përdorimi i inovacionin si një mundësi për zhvillimin e biznesit;
- Të demonstrojnë njohuri në planifikimin e biznesit me fokus në qëndrueshmërinë.
Kompetencat
- Vlerësoojnë rolin e aktivitetit ndërmarrës dhe inovacionit në suksesin e ndërmarrjeve të reja;
- Integrimi i qasjeve multidisiplinare për të zgjidhur sfidat komplekse të biznesit dhe për t’u përshtatur me mjediset në ndryshim, në përputhje me nevojat globale dhe rajonale.
Rezultatet e të nxënit për orientimin në Marketing dhe Shitje
Pas përfundimit me sukses të këtij orientimi, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- Të njohë dhe të shpjegojë elementet e marketingut miks si produkti, çmimi, shpërndarja dhe promovimi dhe rëndësia e tyre në biznes;
- Kupton rolin e marketingut në shitje dhe strategjitë e marketingut.
Aftësitë
- Identifikimi dhe interpretimi i rolit të kërkimit të marketingut në vendimmarrjen e biznesit;
- Demonstron njohuri të avancuara për procesin e negociatave, metodat e mbylljes dhe menaxhimin e shitjeve, duke përfshirë menaxhimin e kohës.
Kompetencat
- Analizon faktorët që ndikojnë në performancën e shitësit dhe zhvillon strategji për rekrutimin dhe përzgjedhjen e shitësve;
- Vlerëson proceset e shitjeve të brendshme dhe të jashtme me fokus në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe optimizimin e performancës.
Rezultatet e të nxënit për orientimin e Kontabilitet, Auditim dhe Tatime
Pas përfundimit me sukses të orientimit Kontabilitet, Auditim dhe Tatime, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- Shpjegon qëllimin e kontabilitetit dhe rolin e tij;
- Të kuptojë dhe shpjegojë njohuritë e avancuara teorike dhe praktike në lidhje me kontabilitetin tatimor;
- Të ketë njohuri bazë mbi politikat fiskale, llojet dhe llogaritjes së taksave, paraqitjen e taksave në formular dhe aplikim të softuerit;
- Kuptim i rolit dhe rëndësisë së auditimit.
Aftësitë
- Të interpretojë metodat lidhur me kontabilitetin tatimor, transferimin e llogarive tatimore në pasqyrat financiare dhe raportimin financiar për lloje të ndryshme biznesesh;
- Identifikon teknikat, llojet dhe parimet e auditimit për të zgjeruar njohuritë e auditimit të pasqyrave financiare dhe rasteve të mashtrimit.
Kompetencat
- Aplikon njohuri të avancuara të kontabilitetit tatimor për të siguruar raportim të saktë financiar dhe pajtueshmëri me rregulloret përkatëse;
- Kryerja e auditimeve në mënyrë efektive duke përdorur teknikat e auditimit dhe duke kuptuar implikimet e mashtrimit në pasqyrat financiare.
Rezultatet e të nxënit për orientimin Financa, Banka dhe Sigurime
Pas përfundimit me sukses të orientimit Financa, Banka dhe Sigurime, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- Të kuptojë procesin e raportimit të pasqyrave financiare të biznesit sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
- Të ketë njohuri të avancuara për tregjet financiare dhe tregun e sigurimeve;
- Të njohë burimet e financimit të institucioneve financiare dhe sigurimeve;
- Shpjegon financimin e korporatave me letra me vlerë dhe instrumente të tjera financiare.
Aftësitë
- Të përvetësojë dhe të demonstrojë aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve brenda disiplinave të parasë, bankave dhe tregut financiar;
- Të jenë në gjendje të demonstrojnë aftësitë e tyre duke zhvilluar strategji operative afatshkurtra dhe strategji afatgjata investimi dhe financiare;
- Të jetë në gjendje të kuptojë procesin e rreziqeve financiare dhe të përdorë teknikat dhe metodat e mbrojtjes prej tyre.
Kompetencat
- Kompetenca për të analizuar pasqyrat financiare dhe tendencat e tregut për të marrë vendime;
- Kompetenca për identifikimin dhe rreziqet e mundshme financiare dhe zbatimin e strategjive bazë për zbutjen e tyre.
Rezultatet e të nxënit për orientimin e Biznes Ndërkombëtar
Pas përfundimit të suksesshëm të orientimit të Biznesit Ndërkombëtar, studentët do të jenë në gjendje të:
Njohuri
- Të fitojë aftësi në financat ndërkombëtare, duke përfshirë tregjet valutore, menaxhimin financiar ndërkombëtar dhe vlerësimin e rrezikut;
- Të ketë njohuri për ligjet ndërkombëtare të biznesit, rregulloret dhe kërkesat e pajtueshmërisë, dhe se si ato ndikojnë në operacionet e biznesit global;
- Të kuptojë rëndësinë e sjelljes etike dhe të qëndrueshmërisë në biznesin ndërkombëtar dhe do të jetë në gjendje t’i zbatojë këto parime në skenarët e botës reale.
Aftësitë
- Zhvillimi i aftësive efektive të komunikimit për të ndërvepruar dhe negociuar me kultura të ndryshme, duke kuptuar ndikimin e dallimeve kulturore në praktikat e biznesit;
- Të jetë në gjendje të analizojë dhe interpretojë tendencat e tregut global, treguesit ekonomikë dhe politikat e tregtisë ndërkombëtare për të marrë vendime të mira biznesi.
Kompetencat
- Formulon dhe zbaton plane strategjike biznesi që marrin parasysh konkurrencën globale, strategjitë e hyrjes në treg dhe zgjerimin ndërkombëtar;
- Të jetë i pajisur për të identifikuar dhe shfrytëzuar mundësitë e biznesit ndërkombëtar, duke nxitur inovacionin dhe ndërmarrësinë në një kontekst global.