Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Kolegji UBT ka të përcaktuara qartë kërkesat dhe kriteret, për pranim në programin e studimit MBE. Procesi i pranimit i përmbahet rregulloreve përkatëse kombëtare, siç është neni 29 i Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë dhe rregullat e brendshme të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit.

 

Kërkesat kombëtare:

  • Për studentët vendas, aplikantët duhet të kenë përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe të kenë kaluar Provimin e Maturës. Procesi i pranimit nis përmes thirrjes publike dhe studentëve u kërkohet të dorëzojnë për shqyrtim një sërë dokumentesh, përfshirë edhe diplomën e arsimit të mesëm. Këshilli i Fakultetit vlerëson kandidatët në bazë të kritereve specifike, si nota mesatare (GPA) mbi 3 dhe provimi i maturës.
  • Për studentët ndërkombëtarë, procesi kërkon njohjen dhe ekuivalencën e diplomave të tyre të arsimit të mesëm përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Kjo siguron që aplikantët ndërkombëtarë të përmbushin standardet kombëtare të arsimit përpara se të aplikojnë.

Kriteret shtesë të pranimit:

  • Për studentët që vijnë nga sistemet ndërkombëtare të arsimit, siç janë ata me diploma të njohura nga SHBA, ekziston një procedurë që ekuivalenca e notës mesatare të përputhet me sistemin e notimit të Kosovës. Kjo siguron drejtësi dhe qëndrueshmëri në pranimin e studentëve me prejardhje të ndryshme arsimore.
  • Kriteret e pranimit janë përfundimi i arsimit të mesëm, nota mesatare sipas sistemit të Kosovës dhe dhënia me sukses e provimit të maturës.

 

Kandidatët e interesuar plotësojnë aplikimin për regjistrim duke i bashkangjitur dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e nevojshme gjatë aplikimit janë:

 

  • Formulari i aplikimit (Online of Fizikisht) të merret nga Zyra e Shërbimit të Studentëve (ZSHS);
  • Diplomën/çertifikatën e shkollës së mesme
  • Ekstrakti i lindjes,

 

Kandidati mund të aplikojë edhe përmes emailit: info@ubt-uni.net.

Aplikimet shqyrtohen një nga një brenda kornizës kohore të caktuar për të gjithë studentët për të rritur drejtësinë e procedurës së pranimit dhe për të mundësuar identifikimin e nevojave të veçanta të studentëve të ardhshëm.

 

Numri i studentëve që mund të pranohen në vitin e parë sipas degëve (viti akademik 2024/2025):

PrishtinëPrizrenFerizaj
Kuota e lejuar2508070
Të regjistruar në program2508070

 

Rregullore për regjistrimin e studenteve

 

Transferi në Fakultetin e MBE -së

Për studentët të cilët dëshirojnë të transferohen nga universitetet e tjera, procesi i pranimit në Kolegjin UBT siguron që lëndët e tyre të përfunduara më parë do të rishikohen me kujdes për pajtueshmërinë me programin e studimit të MBE -së. Sipas nenit 34, pika 5 e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, transferimi mund të bëhet vetëm nga programet e studimit, të cilat kanë ngjashmëri përmbajtësore me programin e studimit të MBE -së së paku 70 %. Për më tepër, transkripta e notave duhet të dorëzohen dhe shqyrtohen nga Nënkomiteti i Transferimit të Fakultetit. Nëse lëndët janë të njëjta dhe kanë të njëjtën përmbajtje, ato njihen automatikisht. Për ato me përmbajtje të ngjashme, përshkrimet e lëndëve duhet të dorëzohen, dhe Nënkomiteti i Transferimit të Fakultetit i vlerëson ato për të përcaktuar nëse lëndët kanë tituj të njëjtë ose të ngjashëm dhe kredite ECTS ekuivalente. Për t’u njohur, një lëndë duhet të ketë të paktën 70% ngjashmëri në aspektin e rezultateve të të nxënit, objektivave dhe përmbajtjes në krahasim me lëndën ekuivalente në Fakultetin MBE. Ligji për Agjencinë Kosovare të Akreditimit është në dispozicion online në https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/07/LIGJI_NR._08_L-110_PER_AGJENCINE_E_KOSOVES_PER_AKREDITIM-1.pdf

Rregullorja për Transferimin e Studimeve të Kolegjit UBT është e disponueshme publikisht në https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2024/10/Regulation-on-Transfer-of-Studies-UBT.pdf