Krahas bashkëpunimeve me institucione të ndryshme brenda në vend, universiteti ka mundur të realizojë marrëveshje serioze me rreth 280 universitete në botë.
Këto bashkëpunime janë shtrirë në realizimin e aktiviteteve akademike si konferencave dhe aktiviteteve të tjera, të cilat kryhen në një mekanizëm të nevojshëm për njohjen e ndërsjellë të kulturave, për zhvillimin kulturor, shkencor të njohurive dhe shpërndarjen e tyre, për të nxitur ndërkombëtarizimin të arsimit të lartë.
Institucionet në vend me të cilat Fakulteti Media dhe Komunikim ka bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve janë RTK, TV KLAN, RTV 21, KTV, MPJ, etj.
Duke u bazuar që Programi Bachelor në Media dhe Komunikim është program stimulues, i cili studentëve u ofron njohuri teorike dhe praktike, në mënyrë që ata të jenë në gjendje për të punuar në fusha të ndryshme. programi është krahasuar me disa universitete vendore, rajonale, evropiane, e botërore, si: Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Parisit, etj..
Me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e eksperiencave akademike dhe organizative, UBT vlerëson veçanërisht bashkëpunimet me institucione brenda dhe jashtë vendit, institucione të cilat janë të dalluara për ushtrimin e profesionit të gazetarit, zëdhënësit, marrëdhëniet me publikun, si dhe të zyrtarit me publikun. Bashkëpunimi i ndërsjellët me institucionet, me të cilat universiteti ka nënshkruar marrëveshje, konsiderohen si mekanizma të:
-promovimit të iniciativave shkencore dhe të shkëmbimit kulturor me qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore në drejtimin e studimeve;
-nxitjes së promovimit të standardeve më të larta në cilësinë e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe hulumtimit, si edhe të integritetit etik në punën akademike;
-inkurajimin e shkëmbimeve studentore dhe mundësive të studimit në universitetet partnere;
-mobilitetit të stafit dhe mbështetjen e ndërsjellët në realizimin e projekteve me karakter të aplikuar ose shkencor;
-promovimin e politikave dhe vlerave për arsimin e lartë në rajon me rëndësi në vendet e origjinës së institucioneve bashkëpunuese;
-zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të shoqërisë dhe komunitetit.
Institucioni | Departamenti | Programi i studimeve themelore | www |
Universiteti Shtetëror i Tiranës
| Departamenti i Gazetarisë | Master i Shkencave | http://www.unitir.edu.al |