Studentët

Fakulteti Juridik inkurajon studentët të mendojnë përtej rregullave dhe të zhvillojnë aftesitë e buta dhe forcimin e ndërgjegjësimit shoqëror.

 

Programi Juridik në UBT, synon të japë një informacion të gjerë mbi parimet profesionale nga perspektiva akademike dhe praktike, duke:
– i ndihmuar studentët që të fokusohen në qëllimet akademike dhe të vleresojnë eksperiencat e zhvilluara;
– u siguruar studentëve lidhje me firmat apo studiot ligjore, ku ata kanë mundësi të zhvillojnë  praktika profesionale bazuar në lidhjet institucionale të UBT-së me industrinë;
– i forcuar lidhjet ndërmjet studimit teorik dhe praktikës së ligjit;
– i adresuar mendimet dhe sygjerimet e studentëve në strukturat administrative dhe akademike ose forume të tjera jashtë institucionit;
– i ndihmuar dhe mbështetur studentët të programojnë interesat në aplikimin e profesionit në të ardhmen, duke konsideruar se jo të gjithë studentët e dinë, në këtë fazë të studimit të tyre, se çfarë forme të realizimit të karrierës do të zgjedhin.

 

Jeta e studentëve në Fakultetin Juridik ndërthur aktivitetet akademike, aktivitetet ekstarkurrikulare apo edhe argëtuese si dhe vizita studimore për të parë nga afër të gjitha proceset që lidhen me këtë fushë.