Infrastruktura

Fakulteti Juridik në UBT zhvillon proçesin mësimor dhe atë të kërkimit shkencor bazuar një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë. Në përgjigje edhe te natyrës së shkencave juridike dhe infrastrukturës së nevojshme sipas praktikave më të mira për zhvillimin e lëndëve me karakter thellësisht teorik dhe atyre praktik, cdo sallë është e pajisur me kompjuterë dhe lidhje interneti, projektues të fiksuar, podium prezantimesh, valixhe laboratorike etj.

 

Infrastruktura, në të cilën zhvillon aktivitetin Fakulteti Juridik ka të ngritur Zyren e pritjeve dhe informacionit, zyrat e personelit akademik dhe administrativ, Biblioteka, Zyra e teknologjisë informative, Sallat per zhvillimin e Klinikës Juridike dhe orët e praktikës, Qendra e Studentëve, Qendra e Karrierës, Qendra për Transferimin e Teknologjisë pjesë e Institutit për Inovacionin dhe Zhvillimin e Ndërmarrësisë në UBT (RIED), UBT Stats dhe UBT Campus Radio si edhe sherbime të tjera lehtësuese.

 

Një element i rëndesishëm i sigurimit të transparencës akademike në institucion është edhe Sistemi Informativ i Menaxhimit të Shkollës (SMIS), i cili mundëson informim efikas për studentët dhe stafin menaxhues. Ata mund të plotësojnë kërkesat e tyre administrative dhe të realizojnë një monitorim të jashtëzakonshëm të të gjithë proceseve akademike në institucion.

 

Litaratura Juridike, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së përbëhet nga dy hapësira të ndara: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira e leximit. Në të është krijuar një katalog elektronik, i cili u lejon lexuesve (studentëve dhe stafit akademik) të informohen për të gjithë materialet dhe titujt, që ekzistojnë në bibliotekë, duke mundësuar gjithashtu edhe aksesin e tyre ne distancë.
Biblioteka përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qëndra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë. Gjithashtu, ekziston një përzgjedhje e gjerë e letërsisë e specializuar në fushën e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe në cepin e NATO-s dhe Komitetit ndërkombëtar, i cili fokusohet veçanërisht në situatën në vitet e fundit në Kosovë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login
Jstor Library http://www.jstor.org/

 

 

Qendra për Transferimin e Teknologjisë (CTT) – qëllimi i kësaj qëndre është sigurimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale të studentëve dhe stafit të UBT-së, por edhe të njerëzve të tjerë që kanë nevojë për ekspertizë. Ajo është një qendër informacioni dhe nëse ndonjë student është i angazhuar në ndonjë formë të zhvillimit të hulumtimit, ata suportohen nga menaxherët e qendrës për të siguruar mbrojtjen e punimeve dhe rezultateve të tyre kërkimore.

 

Qendra e Karrierës, e cila është ngritur dhe organizuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë një karrierë të suksesshme. Ajo përfshin në objektivat e saj punën profesionale, punën me kohë të pjesshme gjatë festave, prezantimin e sukseseve personale të nxënësve, karrierën interaktive gjatë konferencave, simpoziumeve shkencore, prezantimin e arritjeve të nxënësve në broshura, gazeta etj.

 

Sallat për trajnimin gjatë orëve të klinikës juridike apo praktikës janë themeluar me qëllim të realizimit dhe përmirësimit të lëndëve klinike në Fakultetin Juridik. Arsimimi klinik ka për qëllim organizimin e ligjëratave dhe simulimeve të fushës penale, civile dhe zgjidhjes alternative të kontesteve.

 

Qendra Studentore, e cila ofron mundësi për të marrë informacion gjatë orarit të punës nga ora 08:30 deri në 30:30. Kjo qendër bashkepunon ngushtë me Fakultetet përkatëse, Zyrën e Financave, Administratën për të mundësuar mbështetjen e nevojshme në çështjet e lidhura me studentët si:
o Paraqitja e aplikimit për regjistrim;
o Dorëzimi i dokumenteve për plotësimin e dosjes personale;
o Nënshkrimi i kontratës për studimin dhe dorëzimin e kërkesave të ndryshme të parashikuara në kontratën e studimit;
o Paraqitja dhe marrja e certifikimit për statusin e një studenti të rregullt të Kolegjit UBT;
o Informacion mbi orarin e mësimit;
o Informacion mbi ndryshimin eventual të orarit të klasës, në orarin e provimit;
o Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notës;
o Harmonizimi i numrit të kredive sipas subjektit dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;
o Marrja e certifikatës së notave;

 

UBT Stats – qëllimi i kësaj qëndre Brenda UBT-së është të krijojë një bazë të dhënash statistikore të Kosovës dhe të ofrojë informacione statistikore të strukturuara dhe të krahasueshme në kohë për stafin akademik dhe studentët. Pra, studentët dhe stafi i Fakultetit Juridik UBT mund t’i referohen këtyre të dhënave si burime referimi, të organizuara në një formë të qartë dhe lehtësisht të kuptueshme gjatë punëve kërkimore apo projekteve të tyre.

 

UBT Campus Radio (100.7 FM) është një media private. Programet e saj janë të dedikuara kryesisht për moshat e reja në promovimin e vlerave, informimin në fusha të ndryshme me interes për ta, informimin për praktikat në menaxhim, marketing, shprehjen e opinioneve të studentëve, organizimin e debateve të ndryshme, shpalljen e aktiviteteve të ndryshme të studentëve dhe aktiviteteve të tjera studentore, shpallja e organizimit të konferencave shkencore të organizuara nga UBT, vizitat akademike në institucion, etj.