Qëllimi dhe Objektivat :
Qëllimi i këtij programi është që të kontribuojë në shoqëri dhe në ekonominë e vendit duke ofruar kuadro të kualifikuara me arsimim, aftësim profesional e shkencorë bashkëkohor dhe në harmoni me kërkesat e tregut të punës.
Objektivat kryesore të programit janë në fushën e mesimdhënies, kërkimit dhe sherbimeve.
- Në fushën e mësimdhënies:
- Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm në profilet e shkencave të ushqimit dhe teknologjisë;
- Të pajisë studentët me dije në përshtatje me zhvillimet bashkëkohore të shkencës së teknologjisë agroushqimore, sigurimit të cilësisë dhe standardeve evropiane, duke synuar përshtatjen e specialisteve të këtij drejtimi me kërkesat e tregut të punës jo vetëm brenda por edhe jashtë Kosovës;
- Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve të aftë për të kontribuar në zinxhirin e përpunimit ushqimor dhe ruajtjes së produkteve ushqimore, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social të vendit.
- Plotësimi i kërkesave të tregut të punës me kuadër profesional përmes kombinimit të perspektivave dhe praktikave ndërkombëtare dhe potencialit vendor .
- Ofrimi i mundësive më të mira për studentët për marrje të njohurive, zhvillim dhe avancim të shkathtësive të kërkuara nga tregu i punës;
- Të formojë specialistë me aftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme në fushat respektive të ushqimit.
- Në fushën e kërkimit shkencor
- Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës laboratorike;
- Zhvillimi i kërkimit shkencor në perputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale nacionale, dhe synimeve të atyre ndërkombëtare;
- Të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës.
- Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, akademi verore, trajnime të vecanta, seminare dhe punëtori (workshope).
- Në fushën e shërbimeve
- Të ofroj studentë të kualifikuar në ketë nivel në sektorin privat dhe publik.
- Të ofrojë ekspertizë dhe asistencë teknike për institucionet publike dhe private brenda vendit dhe në rajon në fushën e teknologjisë ushqimore;
- Të ofrojë shërbime për palët e treta nëpërmjet laboratorëve kërkimor-shkencorë në përbërje të departamentit dhe aftësive dhe kompetencës së stafit të trajnuar.
- Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të tyre në borde, këshilla, grupe pune, reçenzione, debate publike etj duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë si dhe me akter tjerë në këtë sektorë.
- Të bashkëpunojë për veprimtari kërkimore -shkencore dhe profesionale me të gjithë operatoret e biznesit të agro-përpunimit, me qëllim optimizimin e proceseve të përpunimit ushqimor dhe fuqizimit të standardeve të prodhimit dhe sigurisë ushqimore.
Organogrami: