Programi i Inxhinieria Agrikultures dhe Mjedisit ndodhet në Kampusin e Inovacionit UBT Lipjan. Institucioni operon në një strukturë moderne të ndërtuar në vitin 2017. Lokalet si dhe Laboratoret Testuese u ngritën në një portofol të madh investimesh. Lokalet janë ndërtuar dhe përshtatur për qëllime të arsimit të lartë nga institucioni. UBT ka ndërtuar dhe pajisur laboratorët për të mundësuar mësimin praktik të studentëve, si dhe veprimtari kërkimore në fushat e Inxhinierise së Agrikultures dhe Mjedisit. Në perputhshmeri me nevojat e programit Inxhinieria e Agrikultures dhe Mjedisit, laboratoret e mëposhtëm janë në dispozicion bashkë me pajisjet përkatëse: Ambientet e Programit Inxhinieria e Agrikultures dhe Mjedisit përfshijnë 4 (katër) salla auditore dhe 9 salla seminaresh më të vogla dhe 21 laboratore. Të gjitha hapsirat janë të pajisura me pajisje moderne mësimore dhe janë lehtësisht të adaptueshme ndaj mënyrave të ndryshme të mësimdhënies. Programi ka gjithashtu pajisje për shtyp dhe fotokopje për studentët.
Tabela 1. Lisa e laboratorëve dhe hapsirave të Infrastrukturës:
Nr. | Laboratori / Lloji i pajisjes |
1 | Laboratori i Biologjise |
2 | Laboratori Analizave Ushqimore |
3 | Laboratori i Mikrobiologjisë |
4 | Laboratori i Bioteknologjisë |
5 | Laboratori i Kimisë |
6 | Linja prodhuese (Konzervim dhe perpunim) |
7 | Laboratori i Kimise Analitike |
8 | Serra (4 njësi) |
9 | Pemishtja |
10 | Kopshti Botanik |
11 | Laboratori i Mekatronikes |
12 | Laboratori i Konditorëve |
13 | Minilinja e mbushjes |
14 | Depo e reagjenteve |
15 | Laboratori i Informatikës |
16 | Procesi Inxhinierik |
17 | Biblioteka |
18 | Salla |
19 | Salla |
20 | Salla |
21 | Salla |
Anëtarët e Bordit Industrial të Agroushqimit – UBT:
Nr. | Përfaqësuesit e Kompanive | Emri i Kompanisë | Lloji i Industrisë | Komuna |
1 | Afrim Arzollgjiu | “ABI” SHPK | Industri e Përpunimit të Mishit dhe Perimeve | Prizren |
2 | Fejzulla Mustafa | “FLUIDI” SHPK | Industri e Pijeve dhe Vajrave | Gjilan |
3 | Mitat Bixhaku | “KABI” SHPK | Industri e Qumështit | Gjilan |
4 | Gëzim Selimi | “Calabria”Shpk | Thertore dhe Përpunim i Mishit | Gjilan |
5 | Valbona Ajeti | Gratë e Sllatines | Grumbullim dhe perpunim i perimeve | Viti |
6 | Fatmir Krasniqi | “Fungo” Shpk | Bimë Aromatike dhe Mjekësore | Kamenicë |
7 | Zaim Ramadani | Fabrika e Ujit “Kllokoti” shpk | Industri e Ujit | Viti |
8 | Halit Avdijaj | “Agrosunaj” | Grumbullues dhe perpunues i bimeve mjeksore dhe aromatike | Istog |
9 | Mejdi Bresilla | NP “Me Agro” | Deponimi dhe Magazinimi i Frutave | Lipjan |
10 | Vipa cips | Bedri Kosumi | Përpunimi i Patateve | Vushtri |
11 | Kastriot Pelivani | “Birra Peja” | Industri e Birës | Peje |
12 | Alban Shabani | “JONI-SHPK” | Pikë Grumbulluese e Frutave të Imëta | Podujevë |
13 | Leutrim Isufi | “Agrium Fruits” | Pikë Grumbulluese e Frutave të Imëta | Ferizaj |