Studentët

Ky fakultet ka një numër të madh të studentëve, megjithatë qindra të tjerë kanë vendosur të jenë pjesë e suksesit të garantuar duke ju bashkuar UBT-së, si rezultat i cilësisë dhe mundësive të shumta që i ofron institucioni.

        

 

Rezultatet e pritshme të studentëve :

 

  • Studentët (inxhinierët e ardhshëm) arrijnë të marrin njohuri të nevojshme dhe të mjaftueshme në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës për t’i zbatuar ato në jetën e tyre profesionale.
  • Studentët (inxhinieret e ardhshëm) do të marrin njohuri të nevojshme dhe të mjaftueshme në fushat: konstruksione inxhinerike, hidrotekinkë, gjeomekanikë, infrastrukturë, materiale dhe teknologji. Poashtu, në menaxhimin e objekteve ndërtimore të cilat do ju shërbejnë në zgjidhjen e shumë problemeve planifikuese, projektuese dhe organizuese në realizimin e objekteve inxhinerike për furnizim me ujë të pijshëm, ujitje, prodhim të energjisë si dhe në ndërtimin e objekteve të ndërtimit, diga, hidrocentrale, ura, aeroporte, rrugë, hekurudha, tunele, metro etj.
  • Studentët (inxhinieret e ardhshëm) do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësimin, llogaritjen dhe kontrollin e cilësisë nga aspektet e ndryshme të inxhinerisë si ajo konstruktive, hidroteknikës, gjeomekanikës, infrastrukturës, materialeve dhe menaxhimit në përgjithësi të objekteve inxhinerike siç janë; komplekse banimi, rrugë, hekurudha, aeroporte, metro, hidrocentrale, diga, akumulime të ujit etj.
  • Studentët arrijnë të demostrojnë dhe aplikojnë njohurit e fituara dhe t’i zbërthejn ato në terma praktik dhe të matshem përmes punës planifikuese, projektuese dhe realizuese në lëminë e ndërtimit.
  • Studentët arrijnë të jenë të gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe kompetencë për monitorimin, realizimin dhe kontrollin e objekteve (veprave) të ndryshme inxhinerike.
  • Studentët arrijnë të marrin pjesë dhe të jenë bartës në proceset e projektimit dhe të udhëheqjes së veprave inxhinerike komplekse.
  • Studentët arrijnë të demostrojnë kreativitet, vetë iniciativë dhe të jenë inovator në fushën e ndërtimit.
  • Studentët arrijnë të demostrojnë profesionalizëm dhe gatishmëri për të balafaquar me njohuritë dhe me homologë të nivelit të tyre brenda dhe jashtë vendi.
  • Të identifikojnë dhe zgjidhin probleme inxhinerike në kohë dhe hapësirë sa më efikase.

 

Studentët e UBT-së kanë mundësi të ndjekin ligjëratat në Fakultetin e  Ndërtimtaris dhe Infrastruktures në Kampusin në Lipjan, që ofron mundësi të përshtatshme infrastrukturore për të gjithë studentët.

 

Këtu çdo orë mësimi shoqërohet me aplikimin e metodave të avancuara mësimore duke aplikuar njëkohësisht ligjërimin teorik, interaktivitetin, punimet seminarike, zhvillimin e projekteve dhe programeve teknike, mësimin praktik, vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin me shumë univerzitete Evropiane, rajonale dhe më gjërë.

 

Politikat e UBT-së, në përgjithësi, dhe të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore, i konsiderojnë praktikat e punës dhe zbatimin praktik si një aspekt të rëndësishëm dhe një pjesë shtesë për procesin e të mësuarit teorik (kurrikular). Këto praktika u mundësojnë studentëve t’i zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë programit të tyre. Ne kemi nënshkruar Memorandume të Mirëkuptimit me partnerë të ndryshëm dhe ne ofrojme mbështetje profesionale për studentët tanë, në mënyrë që ata të përfitojnë nga puna praktike.