Misioni dhe Objektivat

Misioni dhe Objektivat

 

Misioni i programit BSc në Inxhinieri e Energjisë është të edukoj dhe të përgatisë studentët për karrierë në fushën e inxhinierisë së energjisë, me fokus në prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e qëndrueshëm dhe efikas të energjisë. Ky program synon të sigurojë një bazë të fortë në parimet e inxhinierisë së energjisë dhe t’i pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të projektuar, analizuar dhe zbatuar sisteme energjitike efikase dhe miqësore me mjedisin, ​për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të energjisë. Programi shpesh fokusohet në një qasje multidisiplinore, duke përfshirë aspekte të fizikës, inxhinierisë dhe shkencës mjedisore për të adresuar sfidat në fushën e energjisë. Misioni i programit BSc në Inxhinieri Energjetike është t’u sigurojë të diplomuarve një kombinim të njohurive teorike dhe aftësive praktike, duke i përgatitur ata për karrierë në fushën e inxhinierisë së energjisë. Ai mbulon aspekte thelbësore si sistemet e energjisë, prodhimi i qëndrueshëm i energjisë, transmetimi, shpërndarja dhe shfrytëzimi. Studentët do të jenë të aftë zhvillojnë një kuptim shkencor me cilësi të lartë në Inxhinieri të Energjisë gjatë gjithë programit duke zhvilluar rritjen e aftësive krijuese të zgjidhjes së problemeve, të menduarit kritik dhe aftësive të punës në grup, vendimtare për suksesin në profesionet e lidhura me energjinë. Programi BSc Inxhinieri i Energjisë është krijuar në mënyrë strategjike për të përgatitur studentët me ekspertizën e nevojshme për të u ballafaquar në kompleksitetin e projektimit, promovimit dhe zbatimit të zgjidhjeve tradicionale dhe të rinovueshme të energjisë. Gjithashtu i përgatit ata të përshtaten me ndryshimet dinamike në industri, duke marrë parasysh faktorët specifik për Kosovën, rajonin dhe më gjerë. Si faktor specifik mund të përmendet edhe mosha mesatare rreth 60 vite ne Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK.

Misioni i Programit BSc Inxhinieria e Energjisë bazohet edhe në Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, e cila promovon gjithashtu potencialin për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Qëllimi i kësaj startegjie është krijimi i një mjedisi miqësor për investimet private në sektorin e energjisë, e cila fokusohet në energjinë solare, energjinë e erës, energjinë gjeotermale, biomasën dhe gazin si dhe bateritë për ruajtjen e energjisë, duke paraparë edhe rivitalizimin e Blloqeve te Termocentraleve Kosova B. Qeveria e Kosovës synon arritjen e objektivave të përcaktuara nga direktivat e BE-së për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, e cila edhe dëshmohet nga kjo Strategji e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.

 

Objektivat e programit BSc të Inxhinierisë së Energjisë përfshijnë:

  • Të kuptuarit e parimeve themelore në fizikë, matematikë dhe inxhinieri që lidhen me sistemet energjetike.
  • Zhvillimi i aftësive në fushat e teknologjive të energjisë së rinovueshme, ruajtjes së energjisë dhe energjisë efikase.
  • Që studentët të jenë në gjendje të projektojnë dhe analizonjë sistemet e energjisë, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe faktorët ekonomik.
  • Mësimi i teknologjive të ndryshme të energjisë, duke përfshirë burimet tradicionale të energjisë.
  • Të jenë në gjendje të zgjidhin probleme në sektorin e energjisë, si: optimizimi i prodhimit, reduktimi i emetimeve, etj.
  • Zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe bashkëpunimit, pasi inxhinierët e energjisë shpesh punojnë në ekipe multidisiplinare.
  • Rrënjosa e një mentalitet të të mësuarit të vazhdueshëm në fushën e inxhinierisë së energjisë.
  • Përgatitja për karrierë në industrinë e energjisë.

 

Me përfundimin të suksesesshëm të këtij programi studentët duhet të jenë në gjendje të:

  • Përvetësojnë një kuptim të avancuar të parimeve dhe teorive themelore të Inxhinierisë Elektrike.
  • Të demonstrojnë njohuri në kontrollin e qarkut elektrik dhe aplikimet e tij praktike.
  • Të kenë njohuri gjithëpërfshirëse të teknologjive të Smart Grid dhe integrimin e tyre brenda rrjeteve të energjisë.
  • Të kuptojnë aspektet ekonomike dhe politike të prodhimit dhe konsumit të energjisë.
  • Zgjidhin probleme komplekse dhe të paparashikuara në fushën e energjisë duke përdorur grafikë vizuale, metoda simulimi dhe inovacion.
  • Të egzekutojnë një projekt të pavarur kërkimor brenda realitetit të inxhinierisë energjetike gjatë periudhës së stazhit.
  • Të kuptojnë prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.
  • Vlerësojnë sfidat që lidhen me konvertimin e energjisë dhe sistemet e ruajtjes së energjisë.
  • Të zbatojnë parimet e termodinamikës në lidhje me transferimin e nxehtësisë.
  • Vlerësojnë teoritë dhe parimet thelbësore të makinave elektrike.
  • Menaxhojnë projekte teknike ose profesionale brenda sektorit të energjisë së rinovueshme me një nivel të lartë kompetence.
  • Vlerësojnë ndikimet mjedisore të projekteve energjetike dhe propozojnë masa zbutëse.
  • Interpretojnë rezultatet nga teknikat e matjes dhe testimit me saktësi dhe aftësi.
  • Klasifikojnë materialet e përdorura në inxhinierinë energjetike dhe artikuloni vetitë e tyre me saktësi.
  • Shqyrtojnë teknikat për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në aplikimet inxhinierike.
  • Eksplorojnë konceptet e qëndrueshmërisë në sistemet energjetike.