Mësimdhënia dhe mësimnxënia
Lënda përmban Ligjërata teorike dhe ushtrime praktike. Shumica e lëndëve kanë një raport të barabartë të dedikuar për praktikë. Në përgjithësi, programi promovon një kurrikulë të orientuar drejt promovimit të studentëve në industri, integrimin e përvojës laboratorike dhe kërkimin përkatës për industrinë.
Kreditë (ECTS) në Faultetitn e Inxhinierisë së Energjisë janë ekuivalente me 25 orë akademike. Si pjesë e sistemit të krediteve, institucioni llogarit orët e punës, punën praktike dhe vetë-studimin. Programi zgjat tre vjet për gjithsej 4500 orë. Një vit i plotë akademik është i barabartë me 1500 orë pune, vetë-studim dhe praktikë. Gjatë tre viteve të studimit studenti duhet të plotësojë të gjitha 180 ECTS të ndara në gjashtë semestra me nga 25 ECTS.
Institucioni ka një rrjet të gjerë institucionesh në industri për të mundësuar vendosjen e studentëve në punë praktike. Programi në vetvete ka tërhequr nxënës dhe individ të angazhuar në tregun e punës dhe zgjedhja e studimit duket se ka qenë e orientuar kryesisht si proces i ngritjes së aftësive të tyre. Programi thekson rëndësinë e punës praktike si për sa i përket pjesës së orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike dhe fokusit të saj në një tezë me aplikim të bazuar në industri.
Seksioni teori-praktikë përshkruhen nga laboratorët që institucioni ka në dispozicion, për t’u mundësuar studentëve një çasje më të madhe në komponentën e praktikës.