Infrastruktura

Programi bazohet në punën e bërë nga projektET për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë TEMPUS dhe ELEMEND, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit.

 

Programi ka laboratore moderne dhe inovative me të gjitha pajisjet elektrike për bazat elektrike dhe elektronike, instalimet elektrike, kontrollit elektrik, sistemet diellore, turbinat me erë, pompën e ngrohjes, Smart grid,  paisje të ndryshme testuese, etj.

 

Nr. Lab. Emri i Laboratorit
1I 106 -IOT Laboratori
2I202 – Laboratori i instalimeve elektrike & Smart Grid laboratori
3I 203 – Laboratori i Pompave të  nxehtësie dhe te energjise gjeotermale
4I 210 – CAD Laboratori
5I 211 – Matlab Laboratori
6I 212 VR & GIS Laboratori
7I 213 – Laboratori i Bazave të Elektrikes
8I 216 – Laboratori i energjisë së erës
9I 217 – Laboratori i pajisjeve të testimit dhe auditimit
10I 218 – Laboratori i energjisë solare
11F 002 – Laboratori i biomasës dhe kimisë
12F 004 – Laboratori i materialeve
13F 111 – Laboratori i fizikës

 

Pikat e forta të programit janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet që UBT promovon, përkatësisht metodën shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, orientimin praktik, ndërdisiplinor dhe interaktivitetin. Programi gjithashtu tregon rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimeve teknologjike në biznes dhe zhvillimet ekonomike.

 

Litaratura për këtë fushë, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së, përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qëndra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login
Jstor Library http://www.jstor.org/

 

UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet në verzionin PowerPoint dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.