Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS Projektit për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit. Përveç kësaj, UBT ka rreth 500 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar studentët e UBT-së.

 

Programi është krijuar për t’iu përgjigjur kontekstit dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe preferencave të përshkruara nga stafi dhe studentët. Sidoqoftë, programi në përgjithësi përfshin një bazë të praktikës arsimore në fushën e studimit. Komiteti i Kurrikulës ka konsideruar përmbajtjen e programeve të ngjashme nga disa programe në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Programi ruan parimet dhe udhëzimet për harmonizimin e kurrikulës në Evropë në lidhje me filozofinë e mësimdhënies, qasjen dhe strukturën e kurrikulës.

 

Lista e mëposhtme paraqet një pasqyrë të mënyrës se si programi UBT krahasohet me programe të ngjashme në rajon dhe më gjerë në Evropë:

 

  1. Deggendorf Institute of Technology – Energy Systems Engineering
  2. Istanbul Bilgi University;
  3. Montenegro University – Faculty of Electrical Engineering,
  4. Hacettepe University Faculty of Engineering, Ankara,
  5. University of Pristina, Faculty of Electrical and Computer Engineering,
  6. Slovak University of Technology in Bratislava (STU), etj.