Programi i Gjuhës Angleze ka një diversitet të gjerë ne kurrikulë dhe është i përshtatshëm për të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë, pasi që njohja e Gjuhës Angleze është e nevojshme për suksesin akademik, për të studiuar jashtë vendit, për të përdorur burime shkencore si dhe për të punuar në çdo industri.
Programi përfshin një gamë të gjerë lëndësh si nga Gjuha dhe Letërsia Angleze, po ashtu edhe nga kurset ndërdisiplinore. Lëndët ndërdiciplinore nxisin mendimin kritik dhe ndihmojnë studentët të lidhin konceptet nëpër disiplina të ndryshme si dhe inkurajojnë studentët të trajtojnë probleme komplekse që nuk mund të adresohen brenda kufijve të një disipline të vetme. Këto kurse hapin dyer dyer për projekte bashkëpunuese, zhvillim të aftësive ekipore dhe komunikuese, duke mësuar studentët të përhapin efikasitetin e ideve të tyre nëpër disiplina të ndryshme. Andaj, ekzistojnë mundësi të ndryshme për te diplomuarit në Programin Gjuhë Angleze, për te punuar në sektorin e përkthimit, interpretimit, gazetarisë, turizmit, mësimdhënies, media, marrëdhënieve ndërkombëtare, interpretim biznesor, redaktimit dhe shkrimit kreativ. Të diplomuarit gjithashtu mund të ndjekin karrierën e tyre në organizata jo qeveritare, shtëpi botuese, organizata ndërkombëtare, siç është Bashkimi Evropian, si dhe të punojnë ne ambasada te ndryshme në Kosovë.