Fakulteti i Gjuhës Angleze ka dizajnuar programe specifike duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut nga trendët vendorë, regjionalë dhe ata botërorë të zhvillimeve dhe kërkesat e tregut të punës. Programi është hartuar bazuar në faktorët më të rëndësishëm dhe nga treguesit e matshëm të nevojave për zhvillim ekonomik dhe të mundësive të reja të vendeve të punës në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
Burimet hyrëse për të dizajnuar programin e Gjuhës Angleze janë marrë duke filluar nga Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Planit për Zhvillim Ekonomik Kombëtar si dhe pikëpamjet e biznesit privat në Kosovë.
Procesi i dizajnimit të programeve ka marrë parasysh edhe krijimin e infrastrukturës moderne dhe përzgjedhjen e stafit akademik me eksperiencë dhe njohuri ekselente nga fusha e Gjuhës Angleze. Në këtë rast është ngritur infrastrukturë e re, është rinovuar infrastruktura ekzistuese, është modernizuar teknologjia për mësim proaktiv në platformën elektronike ‘Moodle’ dhe ambienti i mësimit është pajisur me mjete të nevojshme dhe me libra adekuatë për studim modern profesional.
Programi i Gjuhës Angleze është program i akredituar nga ekspertët ndërkombëtarë të fushës së Gjuhës dhe letërsisë Angleze, si dhe të Agjencisë për Akreditim të Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2024.
Akreditimi është një proces që ka për detyrë të identifikojë nëse programet janë adekuate, i plotësojnë të gjitha normat dhe standardet akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe se janë programe të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe për tregun e punës.
Qëllimet kryesore te programit janë:
- Ti përgatisë studentët për të ndërtuar karrierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin publik, privat dhe joqeveritar;
- Të ofrojë një sërë modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për t’u qasur drejt profesioneve të cilat pak ose shumë janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës;
- Të mundësojë përvetësim të shkathtësive hulumtuese dhe përvojë për gjuhën dhe letërsinë në organizata publike, private dhe të tjera;
- Të zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët;
- Tu mundësojë studentëve të marrin pjesë në ligjërata në mënyrë sa më aktive dhe të bëjnë hulumtim të pavarur në të gjitha fushat duke përfshirë organizatat shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore;
- Të mundësojë zhvillim të shkathtësive personale të komunikimit, hulumtimit dhe shkathtësive të tjera të rëndësishme të cilët nevojiten për punësim.
Objektivat e programit
Rezultatet e të mësuarit në programin e Gjuhës Angleze janë në përputhje me Kornizën Kombëtare të kualifikimeve dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për edukim të lartë. Rrjedhimisht, njohuritë, aftësitë, praktika dhe përgjegjësitë janë pikat kryesore në të cilat janë bazuar rezultatet
dhe pritshmëritë tona. Duke marrë parasysh këtë, së pari studentët priten që të fitojnë njohuri në aspektet kryesore të studimeve të Gjuhës Angleze dhe fushat e ndërlidhura dhe të janë në gjendje që të përdorin këto njohuri për të arritur rezultatet e kërkuara. Kjo nënkupton përfshirjen e fakteve, parimeve, proceseve dhe aftësive të të menduarit. Së dyti, ata do të jenë në gjendje të vijojnë një sërë praktikash dhe aftësish të të menduarit për të marrë përgjegjësi për të aplikuar njohuritë në praktikë dhe për të përfunduar detyrat që iu kërkohen. Kjo do të ju mundësohet përmes përdorimit të informacioneve për zgjedhjen e metodave dhe materialeve si dhe aplikimin e duhur të tyre. Së fundi, ata duhet të jenë në gjendje që të marrin përgjegjësi për detyrat e tyre, për të arritur rezultatet e dëshiruara në këtë nivel.
Në këtë mënyrë, bazuar në përshkrimin më lartë, objektivat e programit Bachelor të Gjuhës Angleze përgatisin studentët në mënyrë që pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, ata do të jenë në gjendje:
- Të demonstrojnë njohuri të balancuara teorike dhe praktike në aplikimin e rregullave gjuhësore;
- Ta kuptojnë Letërsinë Amerikane dhe Angleze në kuptimin e periudhave, zhanreve, dhe autorëve të ndryshëm;
- Të mësojnë dhe analizojnë elementet gjuhësore letrare si metaforën, stilin, simbolin e figurat tjera letrare.
- Te demonstrojnë aftësi komunikuese në situata të ndryshme përmes bashkëveprimit me bashkëmoshatarët e tyre;
- Te identifikojnë faktorët kryesorë shoqërorë, politikë dhe ekonomikë që formojnë gjuhën;
- Te marrin një përvojë praktike në lidhje me stilin e të shkruarit, si një mënyrë për tu shprehur për qëllime gjuhësore, si dhe në fushën e përkthimit;
- Te përvetësojnë njohuritë themelore të Gjuhësisë, Fonetikës dhe Fonologjisë, Morfologjisë, Sintaksës, Leksikologjisë, Stilistikës dhe Semantikës.
- Te njohin, identifikojnë dhe japin një shpjegim të përmbledhur rëndësinë e Gjuhës Angleze dhe komunikimit në shoqëri e më gjerë.
- Të kuptojnë elementet e ndryshme që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën e shteteve ku flitet Gjuha Angleze;
- Të demonstrojnë dhe prezantojnë njohuritë e tyre gjuhësore në të shkruar, në të folur, si dhe në lloje të ndryshme të diskurseve akademike;
- Të aplikojnë aftësitë në shkrimin akademik, si: citimet, shqyrtimin e literaturës, organizimin logjik të tekstit, dhe hulumtimeve të ndryshme.
Deri në fund të semestrit të pestë dhe të gjashtë të nivelit Bachelor i Arteve, Programi Gjuhë Angleze dhe Specializim në Përkthim, studentët do të jenë në gjendje:
- Mësojnë për ngjarjet kryesore nga periudha historike, të renditin hapat në një proces shkencor dhe mësojnë përmendësh datat e rëndësishme ose fjalët e fjalorit. Burimi: Bloom Taxonomy
- Demonstrojnë të kuptuarit e fakteve dhe ideve, shpjegojnë konceptin me fjalët e tyre, përmbledhin idetë kryesore të një teksti dhe interpretojnë kuptimin e një ngjarjeje historike. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës. Rezultati 2 përputhet me EQF dhe Taksonominë e Bloom
- Zbatojnë njohuritë e fituara në situata të reja dhe zbatojnë parimet shkencore për të kryer kërkime dhe për të përdorur informacionin historik për të analizuar një ngjarje aktuale. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës.
- Analizojnë dhe zbërthejnë informacionin në pjesë, kuptojnë marrëdhëniet midis pjesëve, analizojnë motivet e një personazhi në një roman, krahasojnë teoritë e ndryshme ekonomike dhe shqyrtojnë shkaqet dhe pasojat e një ngjarjeje specifike në histori. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës.
- Vlerësojnë dhe bëjnë gjykime për vlerën e ideve ose materialeve, vlerësojnë besueshmërinë e një burimi, vlerësojnë në mënyrë kritike vlefshmërinë e një argumenti dhe gjykojnë efektivitetin e një strategjie në zgjidhjen e një problemi. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës.
- Sigurojnë që të synohen një sërë aftësish njohëse, duke çuar në një kuptim më të thellë dhe më gjithëpërfshirës të temës. Burimi: Zona Evropiane e Arsimit të Lartë
- Të kuptojnë dhe të zbatojnë lloje të ndryshme të strukturave të fjalisë në shkrim dhe të shpjegojë qëllimin dhe karakteristikat e zhanreve të ndryshme të shkrimit. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës.
- Shkruajnë paragrafë koherent dhe të mirë organizuar për një temë specifike dhe zbatojnë konvencionet e përshtatshme të gjuhës dhe stilit në lloje të ndryshme të shkrimit (formal, joformal, akademik). Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës.
- Krijojnë një ese bindëse ose pjesë argumentuese për një çështje sociale ose mjedisore dhe zhvilloni dhe shkruani një histori të shkurtër, duke u fokusuar në zhvillimin e personazheve, komplotin dhe mjedisin. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës. Rezultati 2 përputhet me EQF dhe Taksonominë e Bloom
- Analizojnë strukturat gramatikore dhe sintaksore të gjuhëve burimore dhe atyre të synuara për të lehtësuar përkthimin e saktë, për të zgjeruar fjalorin e tyre si në gjuhët burimore ashtu edhe në ato të synuara, duke u mundësuar atyre të zgjedhin ekuivalentët e duhur dhe të saktë në kontekst gjatë përkthimit, të analizojnë lloje të ndryshme tekstesh (letrare, teknike, ligjore, etj.) dhe të kuptojnë sfidat specifike që paraqet çdo lloj në përkthim. Burimi: Korniza Kombëtare e Kualifikimeve të Kosovës. Rezultati 2 përputhet me EQF dhe Taksonominë e Bloom.
Ky program përveq tjerash, ekspozon studentët në përdorimin autentik të gjuhës përmes qasjes në tekste autentike, video, regjistrime audio dhe burimet online nga kontekste reale si dhe fuqizon studentin për të marrë kontrollin e procesit të tyre të mësimit dhe për të studiuar në shpejtësinë dhe kënaqësinë e tyre të vet. Kështu ata mund të kenë qasje në materiale mësimi në çdo kohë dhe kudo, duke lejuar për fleksibilitet dhe kënaqësi në mësim.