Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Pranimi i studentëve në Art dhe Media digjitale bazohet në këto kritere:

  • Kandidatët që e kanë përfunduar shkollën e mesme (diploma e shkollës mesme) – të përgjithshme ose profesionale (të artit, dizajnit, arkitekturës, muzikës);
  • Kandidatët duhet ta kenë të përfunduar testin e maturës;
  • Kandidatët e shkollave të mesme profesionale;
  • Shtetasit e huaj, duhet të bëjnë ekuivalentimin e shkollimit të tyre në Ministrinë e Arsimit, me qëllim që të fitojnë të drejtën e regjistrimit.

 

Kandidatët i nënshtrohen provimit pranues:

  • Portfolio (punime në mediume të ndryshme, shkrime, dizajne, iniciativa/aktivitete kulturore e sociale);
  • Intervistë.